Connect with Us

“Kjo është lakmi, manipulim dhe pushtet”/ I bënë padrejtësi shoqes së saj, shpërthen Selena Gomez

Showbizz

“Kjo është lakmi, manipulim dhe pushtet”/ I bënë padrejtësi shoqes së saj, shpërthen Selena Gomez

Publikuar

-

Pak ditë më parë, menaxherët muzikorë të këngëtares Taylor Swift e ndaluan këtë të fundit të interpretojë hitet e saj të vjetra, duke qenë se kanë të drejtat autoriale duke e vënë edhe dokumentarin në “Netflix” në rrezik.

Vetëm pak më parë, këngëtarja Selena Gomez ka publikuar një shkrim të gjatë në InstaStory, e revoltuar për padrejtësinë që i kanë bërë mikeshës së saj, Taylor Swift.

Ky lajm e ka zemëruar goxha këngëtaren Selena Gomez, e cila është mikeshë fëmijërie me Taylor Swift.

Në një status të gjatë, Selena ka shprehur indinjatën e saj dhe i ka dalë në mbrojtje Taylor-it, duke treguar se ajo është një vajzë që punon fort dhe nuk dorëzohet.

“Zemra ime është rënduar kaq shumë tani! Më sëmur dhe më zemëron shumë, (s’më intereson se mund të kem lidhje të afërt me të), ky është opinioni im. Kjo është lakmi, manipulim dhe pushtet. Pa respekt për fjalët që shoqja ime ka shkruar që kur ishte 14 vjeç në dhomën e saj. Keni shkatërruar mundësinë që fansat në të gjithë botën të shijojnë këngët e një prej këngëtareve dhe tekst-shkrueseve më të mira.

E njoh Tayler-in prej 13 vitesh, ajo është femra më e përkushtuar dhe guximtare që kam njohur. E kam dëgjuar “Fearless” para se të dilte dhe mbaj mend që hidheshim në krevat. Ishte aq krenare që rrëfimet e saj do të lexoheshin në mbarë botën, nervoze për njerëzit që s’do ta pëlqenin. Por ishte një nga regjistrimet më të mira. Një album që i erdhi në ndihmë shumë femrave që ndiheshin të vetmuara, që kishin një zemër të thyer, atyre që po shëroheshin, atyre që ndiheshin të padukshme. I dha shtysë për të ngritur kokë atyre që mendonin se s’kishin një zë. Kam parë sesi ajo sfidonte veten për të krijuar jetën e bukur që i takonte. Ju them me siguri të plotë se gjërat më të rëndësishme për Taylor-in janë familja, dashuria, fansat dhe muzika. Shpresoj vërtetë që të bëhet diçka lidhur me këtë situatë.

Të shikoj një nga shoqet e mia të ngishta (apo çdo shok apo shoqe tjetër) të ulet në këtë mënyrë, është ndjesia më e keqe.

Taylor lufton. S’do të ndalojë kurrë së luftuari. Njerëzit rriten nga zgjedhjet që bëjnë. Disa mbesin po të njëjtët. Dua thjesht të bëhet diçka. Të dua.”- shkruan Selena në postim për mikeshën e saj, e cila duhet të jetë e shkatërruar nga kjo situatë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: