Showbizz
“Më bëhet zemra mal”/ Këngëtarja e emocionuar nga vlerësimi i Aurela Gaçes

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka treguar vlerësimin dhe mbështetjen e saj për prezantimin e Marsela Çibukaj në “Këngën Magjike”.
Këngëtarja e ka vlerësuar këngën e Marselës dhe e ka ndarë performancën e saj në rrjetet sociale.
“Më bëhet zemra mal, kur zëri im, kënga ime, muzika e bukur, teksti i kërkuar, vlerësohen nga artistë që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shumë muzikës dhe publikut shqiptar, kanë qenë dhe janë shembull frymëzimi për të gjithë ne si me talent, punë të palodhshme, energji të pakursyer lihen gjurmë në zemrat e njerëzve.
Ju jam mirënjohëse pafund”, ka shkruar Çibukaj në postimin e fundit në rrjetet sociale. Ashtu siç kuptohet Marsela është ndjerë mjaft mirë nga vlerësimi i ardhur nga Aurela Gace dhe këtë e ka treguar edhe me anë të fjalëve të zgjedhura në ‘Instagram-in’ e saj./ CNA.al
View this post on Instagram