Connect with Us

“Më vutë në pozitë të vështirë”/ I kërkuan rikthimin e “Dimëroj”, reagon Ardit Gjebrea

Showbizz

“Më vutë në pozitë të vështirë”/ I kërkuan rikthimin e “Dimëroj”, reagon Ardit Gjebrea

Publikuar

-

Ditën e djeshme, një “fushatë” për të rikthyer këngën “Dimëroj” të Ardit Gjebreas, bëri xhiron e rrjetit.

Të gjithë e kanë ndjerë mungesën e Ardit Gjebreas në muzikë, edhe pse herë pas here artisti i njohur është ngjitur në skenë për të kënduar në momente të rëndësishme të jetës. Vitin e kaluar ai këndoi në “Kënga Magjike’ së bashku me Saimir Pirgun “Kur them ajo”, ndërsa në 2017-tën me vajzën e tij Anna këndoi këngën “Për ty”. Por duket se publiku nuk është i kënaqur me kaq dhe për këtë arsye shumë fansa i kanë kërkuar Arditit të dhurojë sërish një performancë këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”.

Duke qenë se kërkesat kanë qenë të shumta, artisti ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithëve duke premtuar diçka.

“Më bombarduat! Më vutë në pozitë të vështirë, por edhe më lumturuat. Në fakt ky është një tast që kur shtypet – dhemb. Është ajo që më mungon më shumë, por përditshmëria më skllavëron me orët që nuk më dalin. Sidoqoftë, mua nuk më pëlqen të rikthehem tek të dikurshmet pasi motivohem: Shih përpara! Dhe duke parë dëshirën tuaj për rikthim të paktën me një këngë, do e mendoj seriozisht dhe me dashuri, jo thjesht në kuadër të të dielës apo ‘Këngës Magjike’, por enkas. Veç më jepni pak kohë! Xhan ju!”, është përgjigjur Arditi.

Siç duket shumë shpejt do e shohim me një projekt të ri muzikor, por nga përgjigja kuptohet se Gjebreas nuk i pëlqen të rikthehet me të njëjtën këngë. /CNA.al

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Ish banori i Big Brother hap zemrën: “Edhe burrat qajnë”

Publikuar

-

Nga

Olsi i Big Brother ka qenë i ftuar në emisionin E Diell ku ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës private. I vendosur përballë pyetjeve pikante të gazetarëve thumbues ai është përgjigjur me shumë sinqeritet dhe sportivitet. Ndërsa pyetet a ka qarë ndonjëherë për dashurinë apo kur sheh ndonjë film romantik ai është përgjigjur: “Ku […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Alketa Vejsiu feston 36 vjetorin/ Mësimet e rëndësishme në ditën e lindjes

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Alketa Vejsiu ditën e sotme feston ditëlindjen. Moderatorja feston 36 vjetorin dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ka vendosur të bëjë një reflektim të shkurtër dhe një përmbledhje të vogël me gjithçka që i ka ndodhur këto vite. Ajo tregonse ndodhet në Miami ku po merr një trajnim shumë të rëndësishëm për karrierën e […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

WOOW- Ana Cheri i vë flakën Instagramit/ Pozon tërësisht e zhveshur buzë detit

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur e fitnesit Ana Cheri i ka vënë flakën Instagramit. Ana iu ka dhuruar 12 milionë ndjekësve pamje super të nxehta nga pushimet. Ajo është shfaqur tërësisht nudo buzë detit duke dhënë një pajme tejet seksi. Ana ka treguar linjat e saj perfekte teksa buzëqesh me fytyrën nga dielli. Rrjeti ka shpërthyer menjëherë […]

LEXO TE PLOTE