Life Style
Telefoni më i shitur i viteve 2000/ Rikthehet “Motorola”, ja versioni modern i cili po i lë të gjithë pa fjalë

E mbani mend telefonin ikonë të viteve 2000? Motorola Razr V3, i cili u hodh në treg në vitin 2004, u bë një nga telefonat më të shitur, dhe madje ajo mbyllja tipike në fund të bisedës duke përplasur telefonin ishte pamje e zakonshme edhe në shumë filma të asaj kohe.
Mesa duket “Motorola” do të rikthehet sërish duke i gëzuar të gjithë “fansat” e tij të vjetër dhe duke e risjellë me të njëjtin model, por me stil të modernizuar.
Motorola Razr 2019 ka ekran sa një telefon normal, por mund të paloset njësoj si i vjetri. Dizenjoja është e mirë dhe telefoni duket se funksionon më së miri.
Palosja bën që telefoni të jetë më praktik, dhe madje selfiet bëhen më mirë duke e mbajtur të mbyllur. Por për nga fuqia nuk është më i mirë se telefonët që janë në treg, edhe pse çmimin e ka reth 1500 dollarë./CNA.al