Showbizz
“Kam pasur gjithmonë oferta”/ Moderatori shqiptar largohet nga programi:”Ky është sezoni i fundit”

Ai është bërë tepër i njohur tashmë si moderatori më i pëlqyer në ekranin shqiptar. Moderatori Alban Musa i ftuar së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit”, tha se po mendon largimin nga emisioni i mëngjesit “Rreze dielli” dhe u shpreh se ka marrë shumë oferta, por po i shqyrton ato.
“Është e vërtetë që do ikësh nga Report tv së shpejti?”, e pyeti Rudina Dembacaj. “Kjo ishte një pyetje me spec”, ia ktheu Albani.
“Të paskan ardhur oferta”, i tha Rudina. “Unë kam patur gjithmonë oferta e them këtë modestisht, media më të vogla më të mëdha, ç’rëndësi ka. Unë mendoj prandaj po hezitoj për të dhënë një përgjigje që programi që unë bëj tashmë prej tre vitesh, kam përshtypjen që ky do jetë sezoni i fundit që do ta bëj këtë program që kam”, u shpreh Albani
“E kam rezauruar atë ç’ka unë dua të jap tek ai program. Nuk e kam marrë akoma vendimin, kam përshtypjen se ky do jetë sezoni i fundit aty”, shtoi moderatori./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Modelja e famshme nuk i lë vend imagjinatës/ Fotot e saj të fundit ndezin rrjetin
Modelja e famshme Emily Ratajkowski është një nga vajzat më të përfolura të showbizit. Gjithashtu ajo është një influencese e rrjeteve sociale dhe numëron mbi...

Demi Rose çmend meshkujt/ 10 fotot e saj të fundit po bëjnë xhiron në rrjet
Demi Rose është një nga vajzat më të komentuara në rrjetet sociale. Ajo numëron mbi 11 milionë ndjekës në Instagram me të cilët ndan foto...