Connect with Us

Parandalon kancerin dhe defektet e lindjes/ Zbuloni disa fakte interesante rreth brokolit dhe si ta gatuani

Life Style

Parandalon kancerin dhe defektet e lindjes/ Zbuloni disa fakte interesante rreth brokolit dhe si ta gatuani

Publikuar

-

Brokoli është një perime që i përket familjes së lakrës. Fjala “brokoli” vjen nga fjala italiane në shumës “broccolo”, që do të thotë “lulëzimi i një lakre” , dhe fjala e vogël brocco, që do të thotë “gozhdë e vogël” ose “mbij”.

Brokoli është konsideruar si një ushqim shumë i vlefshëm nga italianët që nga Perandoria Romake , por kur u fut për herë të parë në Angli në mesin e shekullit të 18-të, brokoli u përmend si “asparagus italian”. Kjo perime e gjelbër ka qenë subjekt i shumë studimeve. Ato kanë konfirmuar përmbajtjen e antioksidantëve apo vlerat kundër qelizave të dëmshme.

Së fundmi, një studim tjetër ka konfirmuar se brokoli i bën shumë mirë shëndetit të stomakut.

Ekspertët zbuluan se personat që konsumuan brokoli e përballuan tretjen me më shumë sukses në krahasim me personat e tjerë që ishin subjekt i një regjimi ushqimor pa brokoli.

Përfitimet shëndetësore te brokolit përfshijnë aftësinë e tij për të parandaluar kancerin, për të përmirësuar tretjen, nivelet e ulëta të kolesterolit, dhe maksimizuar vitamina dhe minerale aspiratore. Gjithashtu parandalon reaksionet alergjike, forcon sistemin imunitar, mbron lëkurën, parandalon defektet e lindjes, ul presionin e gjakut, eliminon inflamacionin dhe përmirëson shikimin dhe shëndetin e syrit.

Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.

Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën. Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.

Brokoli duhet gatuar sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes.

Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull. Prezantimi i fëmijëve me brokolin nuk është një mision aq i pamundur, nëse dini se si t’ua shërbeni.

Duke qenë se proçesi i gatimit shkatërron disa prej ushqyesve që gjenden tek kjo perime, përpiquni ta shkurtoni sa më shumë kohën e gatimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Fashion

Tendencat e modës/ Stilistja e famshme tregon kombinimet më perfekte

Publikuar

-

Nga

Asgjë nuk ndryshon aq shpesh sa moda dhe trendet. Njerëzit dëshpërimisht mundohen t’i përqafojnë menjëherë. stilistët që kanë njohuritë më të azhurnuara të modës dhe disa prej tyre (për fat të mirë për ne) janë të gatshëm të ndajnë atë që dinë në internet. Alexandra Gazinskaya, një stiliste nga Krasnoyarsk, ka më shumë se 50,000 […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Do të bënin gjithçka për atë që kanë në krah/ Njihuni me shenjat më hiperaktive të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Binjakët Kur keni një Binjak rreth jush, atëherë mos e vrisni mendjen për asgjë. Ata janë shumë entuziast, mbështetës dhe të zgjuar. Ata do të vijnë me ide kreative dhe do t’iu tregojnë se ndodhen aty për ju. Shigjetari Shigjetarët janë të njohur për zemrën e tyre të madhe. Dhe kur ata e duan një […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Janë mjeshtër të fjalës/ Këto shenja të horoskopit nuk e njohin frikën

Publikuar

-

Nga

Luani Luani është folës shumë i mirë në public pasi nuk ka frikë dhe as kompleks të dalë para njeërzve. Për ta është jetike dalja në skenë dhe të tregojnë se janë lider. Binjakët Binjakët kanë një gjuhë shumë të veçantë kur bëhet fjalë për komunikim. ata kanë shumë njohuri rreth subjektit dhe ç do […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Injorues dhe kokëfortë/ 5 shenjat e horoskopit që nuk e durojnë dot që të tjerët t’iu tregojnë se çfarë duhet të bëjnë

Publikuar

-

Nga

Dashi Kur dikush i thotë një Dashi të mos bëjë diçka apo se po rrezikon nëse e bën një gjë, dijeni se si përfundim ai do ta bëjë atë që ka menduar. Dashi është kokëfortë dhe askush nuk e mbështet në këtë pikë. Demi Demët njihen si kokëfortë dhe nuk e besojnë se një njeri […]

LEXO TE PLOTE