Showbizz
“Po kësaj hundës nuk i gjete derman”/ Eranda Libohova tregon arsyen pse nuk e bën operacion

Eranda Libohova është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Ajo ka një karrierë shumë të gjatë muzikore dhe numëron me dhjetëra hite.
Pasditen e sotme Eranda ka qenë e ftuar në emisionin “E diell” në “Top Channel” ditën e sotme ishte këngëtarja e njohur Eranda Libohova.
Gjatë intervistës në studio, gazetari Ervin Kurti e ka ngacmuar me humor Erandën për hundën e saj, duke e pyetur se pse nuk ka vendosur ta bëjë operacion.
“Ti vërtetë e ke gjenetike, kujdesesh, vishesh shumë bukur. Të gjithë më thonë mua “Sa e mirë është ajo Eranda, sa e bukur dhe sa elegante”. Po kësaj hunde si s’i gjete derman?”- i tha Ervini duke qeshur.
Këngëtarja e mori me sportivitet pyetjen, duke treguar se gjithmonë bën auto-ironi me hundën e saj. Ajo tha se hunda është një tipar që e identifikon, ndaj nuk ka dashur ta ndryshojë.
“Unë bëj gjithmonë autoironi dhe humor me hundën time. Nuk e bëj sepse dua që njerëzit të më njohin prej hundës. Të mos më ngatërrojnë me ndonjë tjetër… Ma kanë tërhequr shumë sa herë që martoheshin ma tërhiqnin. Ndoshta dhe kjo është.”- tha Eranda duke qeshur./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

E krahasojnë shpesh me një kukull prej tipareve të saj/ 20 foto më të bukura të modeles së fitnessit
Kady McDermott është një vajzat që është bërë e njohur falë reality showt të famshëm Love Islands. Përveç kësaj bukuroshja ka pamjen e një kukulle...

“Është turp të jemi në vendin e dytë”/ Kjo është presidentja më seksi që po “tërbon” futbollistët
Irina Moroziuk, është një nga femrat më seksi e cila ka marrë nën drejtimin e saj një klub futbolli. Gruaja e futbollistit ukrainas Nikolai, drejton...