Showbizz
“Zemra ime nuk është single por…”/ Si asnjëherë më parë, Fifi tregon detaje rreth jetës private

Këngëtarja shqiptare, Fifi është tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar për hitet e saj dhe bashkëpunimet e suksesshme.
Së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” , këngëtarja, e cila përveçse këndon merr pjesë edhe në disa nga lojërat që zhvillohen në emision.
Në një nga lojërat e zhvilluara mbrëmjen e kaluar Fifi është pyetur: “Një zog na ka thënë se zemra jote nuk është single. Është e vërtetë apo zogjtë ia fusin kot ndonjëherë?”
Fifi pa u menduar ka treguar se është e dashuruar megjithatë e quan veten single.
“Në fakt zemra ime nuk është single, ama unë single jam. Jam tepër e dashuruar. Kokë e këmbë’, është shprehur Fifi.Ajo nuk ka zbuluar më tepër detaje për mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën, megjithatë më në fund e pranoi se është e dashuruar./CNA.al