Connect with Us

Ëndërr e bërë realitet/Nuk flet dhe nuk dëgjon, Miss-i shqiptar me aftësi të veçanta jep mesazhin domethënës

Showbizz

Ëndërr e bërë realitet/Nuk flet dhe nuk dëgjon, Miss-i shqiptar me aftësi të veçanta jep mesazhin domethënës

Publikuar

-

Ajo u bë e njohur pak ditë më parë, në kompeticionin “Miss and Mister Deaf 2019” në Itali ku u rendit në vendin e 5-të.

Maria Taragjini, 21-vjeçarja me aftësi të veçanta që nuk flet dhe nuk dëgjon, realizoi ëndrrën e saj për të përfaqësuar Shqipërinë dhe për këto emocione foli sot e ftuar në emisionin “Rudina”.

Maria, e cila aktualisht është studente në vitin e dytë në Universitetin e Arteve për degën Skulpturë dhe Pikturë, konkurroi me 5 veshje, mes të cilave edhe një kuqezi.

Përfaqësimi i Shqipërisë ishte një ëndërr e bërë realitet dhe renditja në vendin e pestë ishte një arritje e madhe, edhe pse thotë që konkurrenca ishte e fortë.

“Konkurrova me 5 veshje; me një veshje kuqezi, me një veshje të zezë, me diçka që më është dukur në modë, me rroba banjo dhe me fustanin e kuq. Gara ishte e fortë, shumë vajza të bukura, shumë konkurrencë. Nuk e kam pasur të vështirë, e kam ndjerë veten të sigurtë pasi më kanë ndihmuar njerëz që janë të kësaj fushe. Plotësova ëndrrën që kam pasur që e vogël, kam mësuar se si të eci në pasarelë, të bëhem e bukur. Plotësimi i ëndrrës është diçka shumë e madhe”.

Maria gjithashtu na dha një lajm të bukur pasi prej më shumë se një viti e gjysmë është e lidhur me një djalë nga Mali i Zi, i cili gjithashtu ka të njëjtat aftësi të veçanta si ajo.

21-vjeçarja shprehu ëndrrën e saj për të ndihmuar një vajzë me të njëjtat aftësi si ajo që të bëhet pjesë e garës në “Miss and Mister Deaf 2019”.

Mesazhi i Marias është: “Mos paragjyko, por ndihmo, ne jemi si ju”. /CNA.al



Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: