Connect with Us

Mario deklaroi në publik se ishte gay/ Oriola Marashi jep mesazhin e fortë: “Mentalitet i ndryshkur”

Showbizz

Mario deklaroi në publik se ishte gay/ Oriola Marashi jep mesazhin e fortë: “Mentalitet i ndryshkur”

Publikuar

-

Grimieri Mario Dedivanoviç, u bë i njohur për publikun pasi prej vitesh punon krah biznesmenes Kim Kardashian.

Së fundmi ai ka fituar çmimin “American Influencer Awards 2019” në evenimentin që u mbajt dje në Dolby Theatre, Los Angeles, ku dhe bëri deklaratën e bujshme duke pranuar se ishte gay.

“Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe. Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve. Kim ti je muza ime dhe të falenderoj për gjithë çfarë ke bërë për mua dhe vetëbesimin tim. Kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe jam shumë krenar. Kam punuar shumë, por jam përballur me shumë sfida për të gjetur dritën qe e dija se e meritoja. Kam investuar gjithçka, por ngadalë. Vitet e fundit, diçka magjike ndodhi. Lashë pas çdo pasiguri, isha gati të ndihesha rehat me veten, me lëkurën time…Nisi të mos më interesonte më ç’thonë të tjerët për mua. S’më intereson më çfarë vesh, apo si dukem në sy të të tjerëve. Asgjë nga këto , sepse në fund të ditës mbeten gjëra. Unë jam përpjekur gjithnjë të mos vihem re. Jam përpjekur të jem i padukshëm, që njerëzit të mos më shohin. Babi, e di që të gjithë më thonë se bëj më shumë pas mamit, por kam një sekret për të të treguar. Unë kam duart e tua. Të forta dhe të mëdha! Të mbaj mend teksa ndërtoje, hidhje themelet e shtëpisë sonë. Askush s’e shkatërron dot çfarë ti ke bërë sepse u sigurove të ishte e fortë. Edhe unë, kam punuar me duart që mora prej teje!”- është shprehur Mario.

Pas kësaj deklarate të shumtë kanë qenë ata që kanë treguar mbështetjen e tyre ndaj Marios madej dhe e kanë falenderuar për mesazhin e fortë që ka përcjellë.

Ndër to ka qenë edhe modelja bukuroshe, Oriola Marashi e cila ka treguar support ndaj 37 vjeçarit nëpërmjet një posti në rrjetin social Instatory.

“Çdo njeri duhet të pranojë vetenm kjo është e vetmja kmënyrë që ti të jesh i lirë!!

Faleminderit për mesazhin që ju jep shqiptarëve pavarësisht se është shumë e vështirë të ndryshosh një mentalitet të ndryshkur me vite, por ndrydhimi fillon nga vetja, nqs ti nuk e pranon veten dhe mënyrën se si të ka fal Zoti askush sdo e bëjë. Prandaj do doja t’iu thoja të gjithëve që kurrë mos u dorëzoni dhe mos bini pre e bullizmave apo opinioneve shqiptarem vazhdoni bëni tuajën dhe puna do iu çojë aty ku e meritoni!! Duajini të gjithë dhe mos diskriminoni askënd, sepse nuk jemi askush për ta bërë. Thjesht pranimi është mesazhi më i mirë që mund të japim. Krenar për ty Mario.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: