Showbizz
Miliarderja më e re në botë nuk ndalet/ Shet 51% të aksioneve të biznesit të saj me vleren marramendëse

Miliarderja më e re në botë, sipas mediave të huaja, Kylie Jenner ka shitur 51 për qind të aksioneve të biznesit të saj të kozmetikës.
Ato janë tashmë nën zotërim të “Coty”, kompania e bukurisë që kontrollon “Gucci Beauty”, “Burberry” dhe “Miu Miu” në kategoritë e parfumeve dhe makijazheve.
Ky veprim dëshmon se ky është vetëm fillimi për Kylie-n dhe perandorinë e saj të bukurisë, që tani përfshin edhe një linjë për kujdesin e lëkurës.
Me këtë shitje, me vlerë 600 milionë dollarë ,rruga e vetme është zgjerimi për “Kylie Cosmetics”.
Kjo do t’i mundësojë “Kylie Cosmetics” të hyjë në fusha të reja të biznesit, për të cilat ajo pa dyshim është e prirur t’i eksplorojë. “Coty” mund të aplikojë përvojën e saj dhe të këshillojë në shpërndarjen ndërkombëtare për të siguruar që Kylie dhe emri i linjës së saj të bukurisë, të rriten globalisht./CNA.al