Connect with Us

“Shumë mendojnë të vrasin veten, si unë”/ Pranon publikisht se është gay, ja fjalimi emocionues i grimierit shqiptar

Showbizz

“Shumë mendojnë të vrasin veten, si unë”/ Pranon publikisht se është gay, ja fjalimi emocionues i grimierit shqiptar

Publikuar

-

Ai u be i njohur nga videot ne Instagram te yllit te reality show “Keeping up with the Kardashians” Kim Kardashian, ku grimonte dhe fliste shqip.

Artisti me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic, ka fituar së fundmi çmimin “American Influencer Awards 2019” në evenimentin që u mbajt dje në Dolby Theatre, Los Angeles, ku ishin pjesmarrës emra të njohur të bukurisë nga e gjiithë bota njerëzve.

Ndërkohë gjatë fjalimit të tij pasi u nderua me çmimin “American Influencer Awards 2019”, ka pranuar si rrallë herë, për herë të parë se është gay, dhe në këtë moment i është drejtuar çdo shqiptari për t’i treguar se ndihet shumë krenar për këtë fakt.

“Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe. Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve. Kim ti je muza ime dhe të falenderoj për gjithë çfarë ke bërë për mua dhe vetëbesimin tim. Kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe jam shumë krenar. Kam punuar shumë, por jam përballur me shumë sfida për të gjetur dritën qe e dija se e meritoja. Kam investuar gjithçka, por ngadalë. Vitet e fundit, diçka magjike ndodhi. Lashë pas çdo pasiguri, isha gati të ndihesha rehat me veten, me lëkurën time…Nisi të mos më interesonte më ç’thonë të tjerët për mua. S’më intereson më çfarë vesh, apo si dukem në sy të të tjerëve. Asgjë nga këto , sepse në fund të ditës mbeten gjëra. Unë jam përpjekur gjithnjë të mos vihem re. Jam përpjekur të jem i padukshëm, që njerëzit të mos më shohin. Babi, e di që të gjithë më thonë se bëj më shumë pas mamit, por kam një sekret për të të treguar. Unë kam duart e tua. Të forta dhe të mëdha! Të mbaj mend teksa ndërtoje, hidhje themelet e shtëpisë sonë. Askush s’e shkatërron dot çfarë ti ke bërë sepse u sigurove të ishte e fortë. Edhe unë, kam punuar me duart që mora prej teje!”- është shprehur Mario.

Ndërkohë edhe familja e tij i kishte rezervuar një surprizë artistit shqiptar, ku mamja e tij i kishte kërkuar herë pas here që Mario të hiqte dorë nga kjo prirje seksuale e tij.

“Ishte 17-vjeç kur ne mendonim se shiste make-up. Kishte një çantë me gjërat e tij dhe një ditë pashë se e kishte të mbushur me tualete. Të rritesh në Shqipërinë e atyre viteve, është paksa e vështirë të pranohet kjo, për shkak të mentalitetit. E dija që nëna ime do mërzitej shumë kur të shihte çfarë mban ai në çantë. I kërkuam shumë herë të hiqtë dorë.”- u shpreh motra e tij.”-ka thënë motra e tij.

Ndërsa i ati ndryshe nga gjithë këto vite që nuk e pranonte djalin e tij, i ka thënë publikisht: “Të dua, je zemra ime!”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

FOTO-Modelja më e kërkuar e momentit/ Irina Shayk realizon setin fotografik me të brendshme seksi

Publikuar

-

Nga

Irina Shayk është një nga modelet më të kërkuara të industrisë së modës. Ajo ka treguar fizikun e saj perfekt teksa ka realizuar një set fotografik e veshur me intimo. 34 vjeçarja shkëlqente me veshjet intime teksa tregon edhe linjat e saj për tu patur zili. Kujtojmë se së fundi ajo është komentuar shumë në […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Plagos, vrit, martohu”/ Jonida Maliqi përballë fotos së Romeos, ja çfarë tha për të

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe shumë e komentuar për jetën private, Jonida Maliqi ka qenë e ftuar së fundi në emisionin Klanifornia ku është gjendur përballë pyetjeve pikante. Në njërën nga rubrikat, në ekran është shfaqur foto e aktorit Romeo Veshaj, me të cilin Jonida ka qënë në një lidhje por megjithatë këngëtarja […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Lauren Goodger nuk njeh limite/ Tregon gjoksin bombë duke “çmendur” meshkujt

Publikuar

-

Nga

Ylli i televizionit Lauren Goodger është komentuar shumë në mediat e huaja për format e saj bombastike. Shpesh herë ka qenë e kritikuar për operacionet plastike, por Goodger nuk do t’ia dijë se çfarë shkruhet për të dhe së fundi ka çmendur meshkujt me format e saj shpërthyese. Me gjoksin që pothuajse po i  shpërthen, […]

LEXO TE PLOTE