Showbizz
“Do bëhesh pishman që ke lindur”/ I keqpërdorin fotot, moderatorja shpërthen publikisht

Ajo është tashmë moderatorja më e përfolur në showbizzin shqiptar për shkak të jetës së saj personale.
Por së fundmi Dajana Shabani ka zbuluar se fotot e saj janë keqpërdorur nga një tjetër person dhe në një postim në Instastory, Shabani ka publikuar një foto ku shihet ajo në aplikacionin “Tinder”, aplikacion ku kërkohen partnerë për Aventura, por me pseudonimin Frensis.
Krahas këtij postimi, moderatorja betohet se do ta gjejë vajzën në fjalë dhe do t’ja bëjë anatominë në Lushnje.
“Frensis, nëse të gjej do ta kuptosh si mudn të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qenke e fakultetit të mjekësisë, do të ta shpjegoj anatominë në Lushnje,”– shkruan Shabani krahas postimit./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Modelja e famshme nuk i lë vend imagjinatës/ Fotot e saj të fundit ndezin rrjetin
Modelja e famshme Emily Ratajkowski është një nga vajzat më të përfolura të showbizit. Gjithashtu ajo është një influencese e rrjeteve sociale dhe numëron mbi...

Demi Rose çmend meshkujt/ 10 fotot e saj të fundit po bëjnë xhiron në rrjet
Demi Rose është një nga vajzat më të komentuara në rrjetet sociale. Ajo numëron mbi 11 milionë ndjekës në Instagram me të cilët ndan foto...