Showbizz
Konkurrencë mes tyre?/ Amarda Toska ka dy fjalë për Bes Kallakun

Ditën e sotme, aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar filmin e tij të parë, Falco, për të cilin është folur shumë në mediat rozë.
Të gjithë miqtë e tij e kanë mbështetur dhe i kanë uruar suksese në filmin e parë në karrierën e tij.
Bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj pak çaste më parë ka publikuar një status ku e uron Besin me fjalët më të bukura.
“Bekimi yne, sa shume e falenderoj Zotin per ty . Je fat per kedo qe te ka pran. Sot ti me shume se kurr do deshmosh, qe me Zotin ne krah dhe besim tek Ai, me thjeshtesine, dhe perulesine, me zemren e paster qe kurre nuk lendoi askend, do tregosh qe behen gjera te medha edhe pa shkelur mbi njerez e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo qe do sjellesh sot. Une dhe Ajka do jemi gjithmon fanset qe do te duam perjete❤️”, shkruan Xhensila në postimin e saj në Instagram. Por ajo që kemi vënë re është komenti i bashkëshortes Amarda Toska, e cila gjithashtu e ka uruar Besin për filmin e tij.
“Suksese per ju , per @bes_kallaku !!!👏👏👏😘”, shkruan Amarda. Mesa duket konkurrenca nuk e ka prekur marrëdhënien e tyre të mirë, pasi kujtojmë se edhe Ermal Mamaqi ka gati filmin e tij të dytë “I love Tropoja”, pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati me “Dy gisht mjaltë.”/ CNA.al