Showbizz
Kylie Jenner shiti gjysmën e “perandorisë” së saj të kozmetikës/ Kriss zbulon arsyen

Miliarderja Kylie Jenner ditën e djeshme ka shitur 51 përqind të aksioneve të kozmetikës kompanisë “Coty”.
kjo kompani është kontrrolluese e shumë kompanive të tjera të njohura të kozmetikës si “Gucci Beauty”, “Burberry” dhe “Miu Miu” në kategoritë e parfumeve dhe makijazheve.
Kylie ka vendosur ta shesë për 600 milionë dollarë pasi vetëm në këtë mënyrë ajo do të mund të zgjerojë biznesin e saj.
Mamaja e 22-vjeçares, Kriss Jenner, shpjegoi gjithashtu arsyen e këtij vendimi të së bijës në një intervistë me Squaëk Box CNBC.
“Dje ishte një ditë me të vërtetë e madhe për Kylie-n dhe ekipin tonë të “Kylie Cosmetics”. Ishte me të vërtetë një moment për të cilin familja jonë ishte krenare.
Unë mendoj se qëllimi është ta shndërrojmë biznesin ekzistues të bukurisë së Kylie-t në një markë globale. Ky është vizioni. Ne vendosëm të partnerizohemi me “Coty” sepse ata ndajnë të njëjtin vizion si ne për ndërtimin e kësaj gjëje të madhe. Ne ëndërrojmë gjëra të mëdha dhe kjo është diçka për të cilën jemi të entusiazmuar.
Kylie ndihet sikur ky është vendi të cilit i përket. Ky është pasioni i saj dhe ajo dëshiron vërtet të përdorë anën e saj krijuese për të zhvilluar markën e saj. Dhe kjo është ajo që Kylie dëshiron të bëjë për pjesën tjetër të jetës së saj. Kylie flet për të gjithë kohën. Njëzet vite nga tani ajo e sheh veten duke bërë këtë dhe mbase duke ia lënë këtë perandori trashëgimi vajzës së saj, Stormi.”- u shpreh Kriss./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

FOTO-“Lutuni për mua”/ Demi Rose nuk i lë vend imagjinatës, pozon tërësisht nudo
Demi Rose nuk di të ndalet së provokuari ndjekësit e saj me fotot seksi. Mbretëresha e Instagramit i ka lënë të gjithë pa frymë teska...

Format e saj çmendin ndjekësit/ Foto më shpërthyese të Wanda Nara
Bashkëshortja e futbollistit të Interit Mauro Icardi, Wanda Nara nuk nguron asnjëherë të jetë në qendër të vëmendjes në mediat rozë me fotot e saj...