So, ‘Greta Thunberg’ is in a photo from 120 years ago, and it’s my new favourite conspiracy. Greta’s a time traveller, from the future, and she’s here to save us.
Life Style
Teoria e re e konspiracionit që po i “cmend” të gjithë/ Greta Thunberg udhëtare në kohë, zbulohet foto e 121 viteve më parë

Interneti është bërë “i gjallë” me një teori krejt të re konspiracioni sot dhe thonë se aktivistja për ndryshimin e klimës Greta Thunberg, është një vajzë e cila ka ardhur nga e kaluara dhe është dërguar për të shpëtuar planetin.
Një teori e tillë filloi të diskutohej pas publikimit të një fotoje të vjetër, e shkrepur 121 vite më parë, ku duket një vajzë ,e pamje shumë të ngjashme me atë të aktivistet suedeze.
Në twitter shumë persona shpërndanë foton që tregon tre fëmijë duke nxjerrë ujë nga një pus në territorin e Yukon në Kanada, në vitin 1898.
Fotografia u zbulua në arkivat e fotografive të Universitetit të Uashingtonit dhe përdoruesit e mediave sociale u treguan të shpejtë për ta shpërndarë.
Kaq ka mjaftuar dhe tashme kudo po qarkullon teoria se Thunberg është dërguar për të ndaluar ndryshimet e klimës.
“Pra, ‘Greta Thunberg’ është në një foto nga 120 vjet më parë, dhe është komploti im i ri i preferuar”, ka shkruar një përdorues i Twitter.
“Greta është një udhëtare ne kohë, nga e ardhmja, dhe ajo është këtu për të na shpëtuar”.
“Unë nuk mund të besoj se Greta Thunberg është një udhëtare ne kohë që duhet të dëgjojmë,” tha një tjetër.
“Dhe kështu Greta Thunberg e gjen veten duke kërcyer nga jeta në jetë …”, mendoi një komentues. /CNA.al