Amnesty International, organizata e njohur per të drejtat e njeriut, thotë se Facebook dhe Google paraqesin një kërcënim sistematik për të drejtat e njeriut. Konkretisht,  “Amnesty” është e shqetësuar me “mbikëqyrjen e përhapur” të kompanive. Në një raport të ri , organizata paralajmëron kundër asaj që e quan “mbikëqyrje të gjithëpranishme të miliarda njerëzve” dhe bën thirrje për një “transformim rrënjësor të modelit bazë të biznesit të gjigantëve të teknologjisë”.