Connect with Us

Nga uji tek kafeja/ Zbuloni pijet më të rëndësishme për forcimin e zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve

Life Style

Nga uji tek kafeja/ Zbuloni pijet më të rëndësishme për forcimin e zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve

Publikuar

-

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë.

Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Sipas “Agroweb”,shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.

Pijet Më Të Shëndetshme Për Zemrën

Gjithçka që hamë dhe pijmë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit.  Më poshtë do të lexoni për pijet më të rëndësishme për shëndetin e këtij organi.

Uji

Uji është pija ideale me 0 kalori dhe 100 përqind hidratim. Ju duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë. Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.

Qumështi

Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalçium. Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë. Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Çaji

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Nëse njeriu konsumon 3 filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 përqind. Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.

Kafeja

Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremëra e ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.

Katër Shenjat Që Jep Trupi Kur Keni Probleme Me Zemrën

Problemet me zemrën manifestohen me disa simptoma që dallohen lehtë po të jeni të vëmendshëm.

Shtrëngimi në kraharor

Nëse keni dhimbje , bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.

Frymëmarrja

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri.

Rrahje të çrregullta të zemrës

A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori? Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë? Ky çregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.

Humbja e Ndjenjave

Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: