Connect with Us

VIDEO- Nis “çmenduria” e blerjeve/ Çfarë është “e premtja e zezë”? Ja disa fakte interesante që nuk i dinit

Kuriozitete

VIDEO- Nis “çmenduria” e blerjeve/ Çfarë është “e premtja e zezë”? Ja disa fakte interesante që nuk i dinit

Publikuar

-

Edhe nëse nuk jeni “maniakë” të blerjeve kjo ditë do t’ju tërheqë për të blerë sa më shumë gjëra që ju mund t’ju pëlqejnë.

Dita e sotme njihet si “E premtja e zezë”, dita që shënon edhe fillimin jozyrtar të sezonit të çmendur të blerjeve për festa.

Në Shtetet e Bashkuara, ku kjo ditë ka edhe origjinën, ethet e së “premtes së zezë” kanë ditë që ndihen, me shitësit që kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe blerësit që kanë pritur në ankth.

“Kjo është një ditë ekzaltuese për ne. Fillon sezoni i festave dhe Macy’s shkëlqen. Ne festojmë së bashku me dhjetëra e mijëra klientë dhe ky vit nuk përbën përjashtim”, tha Kathy Hilt, “Macy’s.

Janë të shumtë ata që kanë qëndruar në radhë të gjata, madje edhe në të ftohtë, në pritje të hapjes së dyerve të dyqaneve, në mënyrë që më pas të gllabërojnë çfarëdo që u del përpara.

Por pse “Black Friday” ka kete emer?

“Black Friday”, njihet e premtja e parë e pazareve pas ditës së falenderimeve. Emrin e ka marre si pasojë e aksidenteve tragjike që u shkaktuan të premten nga trafiku dhe dhuna. Departamenti i policisë së Filadelfias i vendosi këtë emërtim për të përshkruar kaosin e krijuar. Emri për herë të parë është regjistruar zyrtarisht në 1966 nga Earl Apfelbaum, por nuk është emër përkëdhelie për ta. E premtja e zezë hap sezonin e blerjeve për festën e krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri.  Zakonisht shkakton trafik si makinash, por dhe njerëzish dhe shpesh herë shkakton një rritje të krimeve si dhunë apo vjedhje. E hëna e zezë ndodhi në 19 tetor 1987 kur bursa pësoi një rënie për 22%. E mërkura e zezë në 22 tetor 1929 dita që shënoi nisjen e Depresionit të madh.

Vitet e fundit edhe në Shqipëri është praktikuar ‘Black Friday’. Le të themi që është tentuar, pasi në të vërtetë uljet që i bëhen mallrave janë shumë pak në krahasim me atë çfarë nënkupton ‘Black Friday’.

Mjafton të shohim videon ku njerëzit  kanë pushtuar dyqanet në SHBA, dhe të kthejmë sytë tek dyqanet në Shqipëri ku shohim tek-tuk ndonjë person që nguron të blejë për shkak të çmimeve të larta./CNA.al

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kuriozitete

FOTOT-Si është zbukuruar ndër vite “Shtëpia e Bardhë” për Krishtlindjet/ Publikohen fotot nga arkiva

Publikuar

-

Nga

Dhjetori është muaji ku të gjithë shtëpitë në të gjithë Amerikën janë të zbukuruara për festat e fundvitit. Sigurisht që edhe shtëpia më e famshme si ajo e Presidentit, “Shtëpia e Bardhë”, nuk përbën përjashtim. “Shtëpia e Bardhë” është zbukuruar për festat e fundvitit që nga koha e John dhe Abigail Adams në vitin 1800 […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

Trendi që përfshiu dhe ushqimet/ 10 produktet më të preferuara të dekadës së fundit

Publikuar

-

Nga

Ashtu si shumica e tregjeve, industria ushqimore është në ndryshim të preferencës së konsumatorit, veçanërisht në botën e sotme virale. Gjatë dhjetë viteve të fundit ka patur shumë risi në ushqim ku përfshihen tost me avokado dhe ëmbëlsirat e ndryshme shumëngjyrëshe. Nga çajrat dhe kafetë deri tek ëmbëlsirat e përpunuara, këtu janë tendencat ushqimore që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

8 mitet rreth gjumit që dëmtojnë shëndetin/ Ja veprimet që nuk duhet të bëni para se të flini

Publikuar

-

Nga

1/3 e jetës njerëzit e kalojnë në gjumë. Përveç kësaj gjumi ka mbetur ende një dukuri misterioze. Gjithsesi ne dimë që gjumi është i lidhur ngushtë me mirëqenien tonë, humorin dhe shëndetin. Një natë me një gjumë të keq do t’iu bëjë të ndiheni tejet i lodhur ende pa nisur ditën. Por privimi kronik i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

VIDEO- Një bukuri e jashtëzakonshme/ Ky është një nga destinacionet më mahnitëse

Publikuar

-

Nga

Liqeni Barracuda ose liqeni Luluyuan  është kthyer në një nga vendet më të bukura në botë. Ky liqen ndodhet në ishullin Coron në Filipine. Është i njohur për termoklinën e tij, pasi e ndryshon disa herë temperaturën e trupit nën ujë. Liqeni përmban të dy llojet e ujërave, të ëmbël dhe të kripur. Gjithashtu është […]

LEXO TE PLOTE