Showbizz
Vetëm 2% e njerëzve në botë e kanë/ Reperi shqiptar vuan nga kjo sëmundje dhe askush nuk e dinte

Reperi shqiptar Ledri Vula është kthyer tashme në një ndër emrat më të njohur të muzikës i cili numëron plot 1.4 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, ku ndan shpesh momente nga koncertet e përditshmëria.
Por në shumë foto të Ledrit, me siguri s’ju kishte rënë në sy ky detaj.
Lëkura në duart e tij ka shenja të bardha dhe “Gazeta Metro” shkruan se Ledri vuan nga sëmundja e quajtur ‘Vetiligo’.
Vitiligo është sëmundje kronike, jo ngjitëse, nga e cila vuajn 0,5 deri më 2% e njerëzve në botë.
Sëmundja ndryshon ngjyrën e lëkurës, duke e bërë të bardhë në zona të ndryshme, kryesisht në duar, në fytyrë dhe në këmbë.
Megjithatë, Ledri nuk ka folur asnjëherë rreth kësaj çështjeje dhe mbetet të presim për një konfirmim të lajmit nga reperi./CNA.al