Showbizz
“Dielli i jetës sonë”/ Amarda Toska prezanton Sian e vogël në publik

Moderatorja e njohur Amarda Toska është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo shpesh herë poston foto familjare dhe së fundi ka publikuar një foto të ëmbël ku shfaqet me të bijën.
Moderatorja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të së voglës, ku dallohet se është duke qeshur para rrezeve të diellit.
“Dielli i jetës sonë. Sia dashuria”, ka shkruar Ami krah postimit të saj më të fundit, i cili ka marrë menjëherë shumë pëlqime. Pak më parë Toska ndau gjithashtu disa foto me djalin e saj, Joelin me të cilin shfaqej mjaft e lumtur.
Momentalisht Ami dhe Ermali ndodhen në Pragë së bashku me fëmijët e tyre, aty ku duket se po kalojnë pushimet më të bukura dimërore./ CNA.al
View this post on Instagram
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania