Showbizz
Moderatorja e sportit që po çmend meshkujt me format e saj: “Shumat që fitoja si eksperte e vërtetë”

Modelja Gea Braha është një nga vajzat më seksi të ekranit. Në fillim u bë e njohur për publikun shqiptar si velinë në emisionin investigative “Fiks Fare.”
Më pas ajo u bë pjesë e botës së televizionit si një moderatore sporti. Brunia e diplomuar në degën Financë-Bankë, në jetë bën llogari vetëm si të jetë e lumtur, ndaj po i mendon mirë ofertat që po i bëhen në fushën e modës dhe kinemasë. gjatë një interviste për Panorama plus ajo ka treguar se eksperienca e saj si prezantuese “Bar Skedina edhe ajo vinte baste madje shpesh herë dilte dhe fituese.
Dihet që prezantoje “Bar skedina”. Po ti vetë, vendosje baste? Po, dhe jo vetëm kaq, sepse u bëra eksperte. (qesh) U mësova sigurisht nga formati dhe pati një periudhë që po fitoja shumë shpesh madje. (qesh)
Ndërsa pyetjes nëse pamja e saj seksi është një plus që arritn të dominojë audiencën e sportit ajo është përgjigjur: Ja, ju si mendoni? (qesh) Fiziku është një dhuratë nga natyra, por më vjen mirë sepse shoh që bie në sy edhe për cilësi të tjera gjithashtu./ CNA.al