Showbizz
“Aksidentalisht i blemë të gjitha”/ Edhe pse festat nuk kanë arritur ende, Rudina Magjistari nuk “duron” dot

Jemi ende në muajin nëntor por mesa duket të gjithë po i “pushton” atmosfera e festave duke vendosur zbukurime në shtëpinë e tyre.
Kështu ka ndodhur edhe në shtëpinë e moderatores së njohur Rudina Magjistari. Ajo ka zbuluar se ka blerë dekorimet për shtëpinë, por nga entuziasmi me sa duket i kanë blerë të gjitha që ishin në dyqan.
“Më duket se aksidentalisht kemi blerë të gjitha llojet e dekorimeve në dyqan. E dua këtë atmosferë! Sa qejf që është nëntor akoma. Një javë më shkëlqim e xixa për të gjithë!”, shkruan Rudina.
Moderatorja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një vajze të quajtur Mia, që me siguri ka qenë ‘bashkëpunëtorja’ e mami Rudinës në këtë pazar për festat./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania