Showbizz
“Ishim dehur aq shumë sa…”/ Çfarë ndodhi për një natë në Paris, reperja shqiptare tregon të vërtetën

Reperja e njohur shqiptare e cila jeton në Angli, Baby G ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Why not”, ku ka treguar për takimin e saj me Paris Hilton.
Baby G, emri i vërtet i të cilës është Gordana tregoi se e ka takuar Paris Hiltonin në një lokal kur ishte shumë e dehur.
“Një herë kam qenë në Paris me një shoqen time. Po hanim dhe po pinim birra, po bënim qejf dhe po qeshnim. Kishim ardhur aq shumë në qejf saqë të gjitha telefonat që kanë qenë në tavolinë i kemi marrë dhe i kemi gjuajtur. Më pas kemi hyrë në ujë duke qeshur dhe po kërkonim telefonat.
Kur kemi dalë jashtë kemi parë Paris Hilton me disa shokë dhe njerëz dhe po i tregonim çfarë ndodhi, më pas bëmë dhe foto. Ditën tjetër kam kuptuar që telefoni nuk është, që Paris Hillton nuk është, pyesja veten ku jam, çfarë ka ndodhur. Është një histori për të qeshur dhe e bukur”, tregoi Baby G./CNA.al