Connect with Us

Ka ndezur fantazinë e burrave për shumë dekada/ Zbulohet çfarë do të thotë nëse visheni vetëm me ngjyrën e zezë

Kuriozitete

Ka ndezur fantazinë e burrave për shumë dekada/ Zbulohet çfarë do të thotë nëse visheni vetëm me ngjyrën e zezë

Publikuar

-

Ngjyrat na eksitojnë mendjen në mënyra të ndryshme, dhe se si reagojmë ndaj disa prej tyre mund të tregojnë shumë në lidhje me personalitetin tonë. Veshjet e zeza kanë ndezur fantazitë e burrave për dekada, ndërsa disa gra i gjejnë burrat me kostume të zeza thjesht të parezistueshem.

Një studim tregon se e zeza shpesh perceptohet si “serioze” dhe “e besueshme”. Eshtë një ngjyrë që projekton vetëbesimin. E zeza është një ngjyrë që simbolizon fuqinë, por edhe misterin. Në Feng Shui evokon fuqi dhe qetësi kur kombinohet me elementë uji.

Psikologët pajtohen me faktin se ngjyra që preferojmë është një shprehje e saktë e asaj se kush jemi. Për Bernardo Tirado, psikolog, testi i ngjyrave mund të vlerësojë llojet e personalitetit, sepse secila ngjyrë ka një kuptim psikologjik.

E zeza shoqërohet me dëshirën për të veshur hijeshi dhe klas, por gjithashtu mund të lidhet me pushtetin në përgjithësi, është ngjyra që vishet më shumë nga udhëheqësit ose më saktë nga njerëzit që e marrin veten seriozisht, të cilët janë rigorozë dhe ambiciozë. Kjo për faktin se e zeza është sinonim i suksesit dhe ambicies. Shumë shpesh, njerëzit që vishen me të zeza janë emocionues dhe përmes kësaj ngjyre, ata mbulojnë emocionet e tyre, duke u mbrojtur.

Por, për pjesën më të madhe të rasteve, e zeza është një zgjedhje e paracaktuar, sepse është e lehtë për tu kombinuar, e përshtatshme për të gjitha ngjyrat e lëkurës. E zeza jep një pamje serioze dhe të sigurt, të sinqertë dhe rigoroze.  Në mënyrë të ngjashme, sipas studimit të kryer, e zeza është ngjyra më e dashur tek veshjet sepse tregon seksualitetin, sensualitetin dhe inteligjencën. Është një ngjyrë që godet, qetëson dhe josh në të njëjtën kohë.

Qëllimi i veshjes së zezë është tërheqja e vëmendjes së të tjerëve përmes cilësive intelektuale që mund të identifikohen. Sepse njerëzit që shpesh vishen me të zeza konsiderohen të vëmendshëm, të besueshëm, besnikë dhe të sinqertë me veten e tyre.

Tiparet karakteristike të personave që shpesh vishen me të zeza

Sipas këtij studimi, njerëzit që vishen me të zeza janë të ndjeshëm dhe mund të jenë të paqëndrueshëm.

Kanë besim

Janë të ndjeshëm

Janë rebelë

Kërkojnë fuqi dhe ndikim

Janë të largët me të tjerët.

Po njerëzve që nuk ju pëlqen e zeza?

Thuhet se njerëzit që nuk u pëlqen e zeza janë:

Të lakueshëm

Të lumtur, optimist dhe ekstrovert

Praktik, të thjeshtë, të përulur dhe të rafinuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: