Connect with Us

Si t’i zhdukni njollat e moshës në fytyrë?/ Ja mrekullitë që mund të bëni me lëngun e qepës

Life Style

Si t’i zhdukni njollat e moshës në fytyrë?/ Ja mrekullitë që mund të bëni me lëngun e qepës

Publikuar

-

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë mundësi e padëgjuar.Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut.

Ai është shumë i pasur me fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.Një përmbajtje e tillë, e bën lëngun e qepës ideal kundër njollave të moshës që shfaqen në lëkurë.

Qepa përmban sulfur dhe acide të rëndësishme për lëkurën.Ekspertët këshillojnë prerjen e qepës në disa feta me të cilat mund të fërkoni zonat e njollosura.

Sipas “Agroweb”, një alternativë tjetër është që të përzieni një lugë gjelle me lëng qepe me dy lugë gjelle me mjaltë.

Maskën mbajeni në lëkurë për 15 minuta.

Kjo kurë duhet përdorur dy herë në ditë.

Kura Të Tjera Natyrale Kundër Njollave Të Moshës.

Njollat e moshës mund të shfaqen në zonat e fytyrës, shpinës, qafës, kraharorit, shpatullave e duarve.

Arsyeja kryesore e shfaqjes së tyre është kryesisht ekspozimi në diell.

Lëngu i Limonit

Acidi citrik tek limoni ka efekt zbardhues dhe eliminon qelizat e vdekura.

Ekspertët thonë se mund të fërkoni njollat  e moshës me feta limoni dhe pas 30 minutash ta shpëlani lëkurën.

Uthulla e Mollës

Këshillohet përzierja e uthullës së mollës me vaj ulliri dhe më pas aplikimi i saj në lëkurë çdo ditë.

Pas 20 minutash mund ta shpëlani me ujë të vakët dhe do të vëreni se lëkura do të jetë e butë.

Rrika

Rrika është e pasur me vitaminë C e cila ngadalëson prodhimin e melaninës që është përgjegjëse për pigmentimin e lëkurës.

Ju mund ta grini një copë rrikë në rende dhe ta përzieni me çerek filxhani me uthull molle.

Lërini përbërësit për 2 javë dhe më pas kullojeni lëngun.

Me të mund të lyeni lëkurën tre herë në ditë për të paktën një muaj.

Kosi

Kosi është i pasur me acid laktik i cili eliminon qelizat e vdekura të lëkurës.

Kosin mund ta aplikoni direkt në lëkurë dhe pas 20 minutash ta shpëlani atë me ujë të ftohtë.

Një alternativë tjetër është që të përzieni një lugë gjelle me kos shtëpie me dy lugë gjelle me tërshërë pluhur dhe një lugë çaji me lëng limoni.

Këtë maskën mund ta vendosni në lëkurë dhe ta mbani për 30 minuta dhe më pas ta shpëlani me ujë të ftohtë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: