Connect with Us

Horoskopi për muajin Dhjetor, 2019/ Ja çfarë ka rezervuar për ju muaji i fundit i vitit

Life Style

Horoskopi për muajin Dhjetor, 2019/ Ja çfarë ka rezervuar për ju muaji i fundit i vitit

Publikuar

-

Dashi

Këtë muaj, shmangni vetminë dhe shoqërohuni me njerëz. Vini re se sa mirë do të ndjeheni pasi të lidheni me dikë të rëndësishëm për ju dhe si ndikon në sjelljen dhe dhembshurinë tuaj ndaj të tjerëve.

Demi

Praktikoni durim me veten dhe të tjerët këtë muaj. Ju keni ide të mëdha, por ekzekutimi i tyre do te jete pak i vështire. Nëse jeni vazhdimisht të zhgënjyer me veten bëni plane më realiste.

Binjakët

Ndaloni së përkushtuari për gjëra që nuk janë të rëndësishme ose ju bëjnë të ndjeheni keq. Është një kurth në të cilin ne të gjithë biem, por duke reflektuar, ju do të gjeni atë që ju bën të vuani më pak. Kini kurajo. Ju jeni mjaft të fortë për t’u kujdesur për veten.

Gaforrja

Sezoni i festave është gjithmonë një kohë që ju dhe familja juaj të shkëlqeni. Njerëzit e qetë, koha dhe dhuratat e bëjnë Dhjetorin muajin më të preferuar të Gaforres. Kështu që kënaquni! Vetëm sigurohuni që të mos mbingarkoni veten duke bërë të tjerët të lumtur por mundohuni të gjeni lumturinë tuaj.

Luani

Gjërat me vlerë kërkojnë kohë. Në vend që të hiqni dorë, provoni të bëni një pushim ose të gjeni një kënd të ri. Këtë vit testoni vendosmërinë dhe vullnetin tuaj në shumë mënyra. Këtë dhjetor, gjërat do të ndryshojnë për mirë. Por vetëm nëse vazhdoni të ecni përpara. Këmbëngulja dhe durimi mund të jenë vendimtar në këtë moment.

Virgjëresha

Dhjetori është shpesh një kohë kur të gjithë jemi hiperaktive dhe aspak të qetë. Dhe në rastin tuaj, kjo do të thotë mungesë kontrolli. Kontrolloni veten nga emocionet dhe kuptoni kur është koha për të pushuar. Përfitoni nga mundësitë që ju jepen.

Peshorja

Pushimet dhe kjo kohë e vitit kanë tendencë të nxjerrin në pah pasiguritë tona. Për të qenë i lumtur dhe për të vlerësuar jetën nuk mjaftojnë vetëm paratë. Pazaret nuk do të mbushin boshllëqet tuaja.

Akrepi

Vlerësoni sa më shumë momentin e tanishëm, Akrep. Përqendrohuni tek e ardhmja ose tek të gjitha gjërat që dëshironi të bëni. Shfrytëzoni momentet që ju bëjnë të ndjeheni të gjallë dhe luftoni që e ardhmja juaj të jete sa më e mirë.

Shigjetari

Sa herë i themi vetes tonë “Unë do të jem i lumtur sapo të arrij X,” vetëm për të arritur qëllimin tonë dhe të zbulojmë se ndjehemi saktësisht njësoj si kur filluam. Ndryshimi i asaj linje të të menduarit është mënyra e vetme për të shijuar vërtet procesin e të jetuarit dhe për të qenë në gjendje të shijoni arritjen për hir të vetes sesa atë që ju përfaqëson.

Bricjapi

Koha e lirë, për ju, mund të jetë një ushtrim i vështirë mendor. Këtë muaj, lejojini vetes të kënaqeni plotësisht me mendje, trup dhe shpirt. Kaloni sa më shumë kohë me miqtë dhe shijoni momentin.

Ujori

Dëshirat tuaja janë të fuqishme. Duke menduar pozitivisht duhet të kuptoni se cfarë dëshironi në të vërtetë. Këtë dhjetor, bëni që shtrirjet planetare të funksionojnë për ju dhe kërkoni hënën.

Peshqit

Është e çuditshme se si kalimi i kohës me njerëzit që duam mund ta ndryshoje rutinën e jetës sonë të përditshme. Duhet të vleresoni gjithcka që ju ofrohet dhe të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj. Mos bëni gjëra të pakontrrolluara pasi do të pendoheni më vonë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

9 veprimet e turpshme që nuk duhet të bëni në vendet e huaja

Publikuar

-

Nga

Thënia e vjetër, “Kur jeni në Romë, bëni siç bëjnë romakët”, vazhdon të jetë e vërtetë kudoKur udhëtoni në një shtet tjetër, duhet të tregoni kujdes dhe të mësoni të gjitha gjërat që duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni. Është më shumë e përshtatshme të dini ato që nuk duhet të bëni në […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Partnerë perfekt/ 7 arsyet pse meshkujt gjermanë janë idealët për vajzat

Publikuar

-

Nga

Përkufizimi i burrit ideal ndryshon nga një vend në tjetrin, por ka disa cilësi të ngjashme që shumica e grave i shohin jashtëzakonisht të dëshirueshme. Shpatullat e gjera, trup i gjatë dhe një stil të bukur veshje  janë disa prej tipareve që gratë shikojnë dhe pëlqejnë tek një mashkull. Por më e rëndësishmja, dëshirojnë dikë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Janë gati të nisin një jetë të re/ Këto janë shenjat më aventureske të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Shigjetari Shigjetari e adhuron të vizitojë vende të reja dhe të përjetojë eksperienca të reja. E jetojnë jetën si të ishte dita e fundit. Të vizitosh vende të reja për ta do të thotë të testosh durimin dhe kjo u vlen në jetën e tyre. Binjakët Do të sillte shumë përfitime në jetën e binjakëve […]

LEXO TE PLOTE