Showbizz
“Nuk e pres askënd”/ Gashi i zemëruar para turit të tij në Europë

Reperi i famshëm me origjinë shqiptare Gashi po përgatitet për turin e tij muzikor nëpër botë.
Gashi është kthyer në vëmendjen e mediave rozë pasi bën deklarata shumë të forta për jetën e tij personale që më pas i fshin nga rrjetet sociale.
Së fundi Gashi është shfaqur tejet i zemëruar teksa në një postim në Twitter ai është shprehur se nuk ka nevojë për askënd për të vazhduar me turin e tij.
“Unë e udhëheq vetë këtë tur, dhe jam duke bërë turin tim personal në Europë me miqtë e mi, ndaj nuk e pres askënd”, shkruan Gashi në postimin e tij.
Ende nuk e dimë se cila është arsyeja apo kujt i drejtohet më këtë deklaratë por fansat e tij po e presin me padurim në koncertin e tij./ CNA.al
I’m on my oën tour bus doing my oën Europe tour ëith my friends…don’t ëait for No1.
— GASHI (@gashi) 3 December 2019