Connect with Us

Morena Taraku jep lajmin e mirë: “Do të ndërtoj shtëpinë e një prej familjeve pa strehë”

Showbizz

Morena Taraku jep lajmin e mirë: “Do të ndërtoj shtëpinë e një prej familjeve pa strehë”

Publikuar

-

Këngëtarja e njohur Morena Taraku është një nga personazhet e famshme që po vazhdon të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti.

Me anë të postimeve në rrjetet sociale ajo ka treguar se është shumë e prekur për situatën në të cilën ndodhen shqiptarët.

Së fundi pas vizitës në Shqipëri Morena ka vendosur që të ndërtojë një shtëpi për një nga familjet që kanë mbetur pa strehë.

“Isha tek familja Elton Turja. Vendosëm një tendë, në shtëpi kishin një baba, e di se të gjithë baballarët shqiptarë janë të mrekullueshëm, por fytyra e tij ishte aq e butë dhe bujare sa brenda syve të tij shihja një zemër të gërryer që i thoshte vetes:

‘Pse familja ime fle jashtë e nuk kam si ti ndihmoj’. Ajo çka më preku më së shumti ishte se ai kishte kohë që kishte probleme me zemrën dhe unë e di sa e rëndë dhe sa e vështirë, është të kesh dikë të sëmurë nga kjo sëmundje. Unë mora përsipër të ndërtoj shtëpinë e tyre të re dhe të kthej buzëqeshjen e tyre me një shtëpi sepse shëndetin nuk mund t’ia garantoja atij babait të shkretë sepse ajo është në dorën e zotit.

Po ashtu si dhe shëndeti i babit tim që kalon me vite e vite operime të shumta nga kjo sëmundje. Kjo shtëpi do jetë e ndërtuar nga unë, një bijë nga Kosova me shumë dashuri për nënën Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja krah fotove me familjarët e prekur nga ndodhia e një jave më parë./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

E pakënaqur me pagesën/ Georgina Rodriguez heq dorë nga Sanremo?

Publikuar

-

Nga

Pas aktores Monica Bellucci një tjetër personazh i njohur duket se ka vendosur të heqë dorë nga prezantimi në Sanremo. Bëhet fjalë për Georgina Rodriguez e cila do të prezantonte krah Alketa Vejsiut natën e tretë të këtij festivali. Mediat italiane shkruajnë se Georgina nuk ka mbetur e kënaqur me pagesën që i është ofruar […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sfida më e re në rrjet/ Fotot që fiksuan personazhet e famshme

Publikuar

-

Nga

Një sfidë e re po qarkullon në rrjetet sociale dhe të parët që janë bërë pjesë e saj kanë qenë personazhet e famshme të huaj dhe shqiptarë. E para që e nisi këtë sfidë ishte Dolly Parton dhe u pasua nga Naomi Campbell, Ellen, Donatella Versace apo edhe moderatorja shqiptare Rudina Magjistari. Ajo postoi një […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Këngëtari seksi latin koncert në Tiranë/ Zbulohet data

Publikuar

-

Nga

Para pak ditësh në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtari seksi latin Maluma  do të mbajë një koncert në Tiranë. Detajet e para sapo kanë dalë dhe madje është zbuluar dhe data se kur do të zhvillohet koncerti. Koncerti do të mbahet me datën 14 Mars në sheshin “Nënë Tereza”. Kjo datë është publikuar dhe në […]

LEXO TE PLOTE