Kuriozitete
Duart tuaja ndryshojnë ngjyrë nga i ftohti/ Ja çfarë paralajmëron kjo shenjë për shëndetin tuaj

Ju ka ndodhur që të dilni jashtë në një ditë të ftohtë dimri pa dorashka dhe me siguri gishtat tuaj kanë marrë një ngjyrë të zbehtë apo të bardhë. Kjo është diçka e zakonshme pasi kjo u ndodh shumë njerëzve, ku pas ngrohjes ata kthehen në ngjyrën normale.
Por për disa njerëz kjo mund të jetë një simptomë që tregon se vuajnë nga një sëmundje që quhet Sëmundja Raynaud. Bright side ju ndihmon të zbuloni më shumë për këtë sëmundje dhe simpotamt e saj.
Kur shfaqet sëmundja e Raynaud , arteriet që furnizojnë me gjak ngushtohen për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional. Kjo, nga ana tjetër, bën që duart dhe gishtat e këmbëve dhe ndonjëherë pjesët e tjera të trupit të kthehen të bardha ose blu dhe të ndjehen të mpirë . Pastaj ato kthehen në të kuqe kur fluksi i gjakut kthehet. Ky proces mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Simptomat zakonisht zgjasin vetëm disa sekonda ose minuta, por ato mund të zgjasin deri në disa orë në rastet më të rënda.
Shkaqet e sëmundjes Raynaud
Ekzistojnë 2 lloje të Raynaud-it – parësore (sëmundja Raynaud) dhe sekondare (sindromi Raynaud).
Shkaku i kryesor Raynaud-së është i panjohur. Është normale që enët e gjakut që janë afër lëkurës tuaj të tkurren kur është e ftohtë. Por kur njerëzit kanë sëmundjen e Raynaud, enët e tyre tkurren më shumë dhe më shpejt se normalisht. Shkaku sekondar i sëmundjes Raynaud’s (sindromi Raynaud), ndodh për shkak të një gjendje themelore ose një faktori tjetër. Është më pak e zakonshme se sëmundja e Raynaud, por mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, si plagët e lëkurës dhe gangrenat. Për këtë lloj, ndonjëherë nevojiten medikamente ose kirurgji.
Disa shkaqe të sindromës Raynaud janë:
Sëmundjet dhe kushtet që dëmtojnë arteriet ose nervat që kontrollojnë arteriet në duar dhe këmbë (p.sh. artriti reumatoid dhe arterioskleroza)
Veprime të përsëritura që dëmtojnë arteriet ose nervat që kontrollojnë arteriet (p.sh. shtypja ose luajtja e pianos për periudha të gjata kohore)
Mjekësi që ngushton arteriet
Ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara (p.sh. nikotina)
Lëndime në duar ose këmbë
Simptomat e sëmundjes Raynaud
Sindroma e Raynaud zakonisht prek gishtërinjtë e duarve dhe gishtërinjtë e këmbëve, por mund të ndikojë edhe në pjesët e tjera të trupit, si hunda, veshët, buzët. Për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional, arteriet mund të ngushtohen dhe zvogëlojnë ose ndërpresin furnizimin me gjak në zona të caktuara. Kjo mund t’i bëjë ata:
-Kthehen në ngjyrë të bardhë dhe më pas blu
-Keni ftohtë, mpirje të gishtave apo dhimbje
-Kthehet në të kuqe kur furnizohet me gjak
Si mund të parandaloni një episod të Raynaud
Për të parandaluar një sulm të sëmundjes Raynaud, përpiquni të:
-Shmangni temperaturat e ftohta dhe vishni rroba të ngrohta, veçanërisht në duar dhe këmbë
-Ushtroni rregullisht – ndihmon në përmirësimin e qarkullimit
-Kufizoni përdorimin tuaj të kafeinës dhe alkoolit
-Shmangni presionin e tepërt në majë të gishtave
-Ndaloni pirjen e duhanit
-Shmangni stresin emocional dhe mësoni ta menaxhoni atë.
Për më tepër shihni fotot e mëposhtme./ CNA.al