Showbizz
Pas lajmit të rremë se nuk do të ishte më pjesë e Hell’s Kitchen, reagon Renato Mekolli: “Më falni që ju shqetësova”

Dy më parë në lajm qarkulloi lajmi se Renato Mekolli nuk do të ishte më pjesë e emisionit Hell’s Kitchen dhe se do të zëvendësohej nga një tjetër shef kuzhine i njohur, i cili do të ishte Alsi Sinanaj.
Nëpërmjet postimeve të shumta në Instastory Renato i bëri të gjithë të mendojnë se e kishte braktisur emisionin por e gjitha kjo ka qenë një lajm i rremë.
Ditën e sotme me anë të një statusi Renato ka treguar se do të vazhdojë të jetë pjesë e formatit si dhe u ka kërkuar falje fansave të tij për shqetësimin.
“Ndjesë për tërheqjen e vëmendjes suaj, si dhe një falenderim të veçantë fansave jo vetëm të mi, por edhe të ‘Hell’s Kitchen’ që ju shqetësova me lajmin e sotëm. Mos u shqetësoni sepse unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij formati televiziv në ‘Top Channel’, të cilin e kam sjellë vetë dhe e dua shumë. Tek secili nga ne ekziston një djall, ‘Hell’s Kitchen’ për të vazhduar. @alsi_sinanaj faleminderit shumë që ishe me ne”, ka shkruar Mekolli në foton ku shfaqet së bashku me Alsin.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
View this post on Instagram