Kuriozitete
E thonë psikologët: Bëni mirë të mos i puthni fëmijët në buzë/ Këto janë 3 arsyet e forta pse nuk duhet ta bëni këtë veprim

Kohë më parë Victoria Beckham postoi një foto të së bijës Brooklyn teksa puthte në buzë të atin, David Beckham. Ajo i uroi ditëlindjen në këtë mënyrë vazjës por rrjeti shpërtheu në kritika për të, duke thënë se nuk është aspak e hijshme dhe e shëndetshme për fëmijën.
Në fakt këtë gjë e pohojnë dhe psikologët të cilët tregojnë se dashuria dhe kujdesi mund të tregohen edhe në mënyra të tjera.
Bright side ka zbuluar 3 arsyet pse nuk duhet ta bëni këtë veprim me fëmijën tuaj.
Ndikon në kuptueshmërinë e fëmijëve për të dalluar kufijtë.
Buza dhe goja është një pjesë shumë personale e njeriut. Kur ti e puth një fëmijë në buzë iu tregon atyre se në trupin e tyre mund të ndërhyjë kushdo tjetër.
Është johigjenike.
Doktorët dhe veçanërisht dentistët tregojnë se në gojë krijohen një numër i madh mikrobesh të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e fëmijës tuaj ndonëse nuk ju prekin ju.
Fëmijët mund të fillojnë të puthin në buzë edhe njerëz të tjerë për të treguar simpatinë e tyre.
Fëmija mund të fillojë të sillet me njerëzit e tjerë njësoj siç bëjnë në shtëpi. Kështu nuk arrijnë të kuptojnë implikimin intim të këtij gjesti./ CNA.al