Connect with Us

Manipulim, mashtrim dhe urrejtje/ Stefi Prifti zbulon intrigat dhe klanet në Këngën Magjike

Showbizz

Manipulim, mashtrim dhe urrejtje/ Stefi Prifti zbulon intrigat dhe klanet në Këngën Magjike

Publikuar

-

Endri dhe Stefi Prifti morën pjesë në këtë edicion të Këngës Magjike me një këngë që transemtonte një mesazh shumë të rëndësishëm. Kënga e titulluar “Zemra ime është gjallë” nga vëllezërit korçarë u pëlqye dhe u duartrokit shumë nga publiku.

Pas përfundimit të festivalit Stefi Prifti ka reaguar duke treguar për mënyrën e votimit dhe pazaret që kolegët bëjnë me njëri-tjetrin si dhe për votimet e publikut që monitorohen dhe kontrrollohen me shumë kujdes.

Gjithashtu në një koment shumë të gjatë në rrjetet sociale ai tregon të gjitha defektet e këtij festivali “të madh” ku thekson dhe nënvizon faktin se ata qëndruan dhe performuan për hir të familjeve të prekura nga tërmeti, duke kontribuar në këtë nismë.

Komenti i plotë i Stefi Priftit

Korrupsion, intrige, manipulim, urrejtje, zili etj etj. Dhe njerezit,qofshin keta edhe kengetare, (se artiste nuk i quaj dot..), mesohen te jetojne me kete fare te keqe dhe cuditerisht ndihen se veprojne mire! Harrojne vlerat, respektin, dashurine per kolegun, ndershmerine, sinqeritetin, rolin kryesor qe arti duhet te kete. Bien pre e disa pikeve te qelbura dhe nje pjese e tyre e perjetojne si arritje te madhe kete votim klanesh dhe pabarazie! Jane kaq shume gjera per tu thene, por askush nuk flet! Jane te gjithe sahanlepires edhe pse e dine qe gjithcka ne menyren si votohet ne kete festival eshte nje mashtrim.

Askush nuk flet dhe te gjithe bejne pazarin e felliqur… mashtrimin e rradhes. Ne ishim vetem. Atje ka kompani, kompozitore apo tekstshkrues qe kane nga 10-15 kenge! Dhe imagjino kur behen dy bashke…! Shkojne afersisht 25 produksione…! A mund te konkurosh i vetem perballe ketij makinacioni qe gjithmone fshihet me kujdesin me te madh dhe kurre nuk trajtohet nga askush? Nuk flasin, as mediat dhe as portalet per keto fenomene! Thjesht bejne pakte ne heshtje..!

Orientojne dhe nxisin konfliktin, pabesine dhe allishverishin! A mund te konkurosh me manipulatoret esapexhinj, te gjithe te klonuar nga “magjia e kenges”? Te orientuar dhe te nxitur qe keshtu duhet te veproni! Kjo eshte menyra si ne duhet te funksionojme… motoja e shoqerise tone! A mund te konkurosh me nje juri, qe dikush qe stonon nga fillimi ne fund merr 5 jeshile dhe i cohen ne kembe? Harrova..! Kemi edhe voten e publikut “e kontrolluar dhe monitoruar” me kujdes!

Ne fakt nuk desha te shkruaj! Njerezit dhe vendi yne po kalojne kohe te veshtira dhe nuk eshte momenti te diskutojme piket, vleresimin apo pozicionimin ne renditje. Me gjithe sa shkrova me lart, perseri jam i kenaqur. Une dhashe nje pergjigje te shpejte mbi rrethanat ku ndodheshim dhe efektet negative qe percillen ne heshtje..!

Ky festival edhe mund te mos zhvillohej apo te shtyhej duke marre parasysh rrethanat. Megjithate, nen slloganin “Kendoj per te ndertuar” ne nuk u larguam (terhoqem), por qendruam,kenduam per te kontribuar modestisht ne perballjen e madhe me natyren.

Zoti ju dhente shendet shqiptareve dhe njerezve te drejte dhe profesioniste!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Më erdhi keq”/ Fifi tregon momentin e sikletshëm me Eneda Tarifën në Këngën Magjike

Publikuar

-

Nga

Fitorja e Eneda Tarifës në Këngën Magjike pati shumë reagime pasi në sallë gjatë marrjes së çmimit pati brohorima për këngëtaren Fifi. Pas kësaj të gjitha medista shkrujatën se miqësia midis Fifit dhe Enedës kishte përfunduar por jo, dhe këtë Fifi e ka treguar edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale por edhe në intervistat që […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Wanda Nara “tërbon” Parisin/ Pozon pa të brendshme poshtë urës

Publikuar

-

Nga

Wanda Nara i ka vënë flakën edhe një herë Instagramit me pozat e saj të nxehta. Wanda së bashku me futbollistin e njohur Mauron kanë udhëtuar së fundi në Paris nga ku Wanda ka pozuar pranë Kullës Eiffel pa të brendshme. Ndjekësit kanë vërshuar me komentet e tyre komplimentuese ndaj bukuroshes bjonde që shpesh herë […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Jordyn Woods ndez rrjetin/ Çmend ndjekësit në fotot e fundit

Publikuar

-

Nga

E preferuara e rrjeteve sociale Jordyn Ëoods ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë dy foto marramendëse. Bukuroshja 22 vjeçare ka treguar linjat e saj bombastike e veshur me bikini ngjyrë portokalli. Jordyn është shfaqur më përvëluese se kurrë në fotot e saj të fundit me bikini. Kujtojmë se Jordyn është komentuar pafund edhe […]

LEXO TE PLOTE