Connect with Us

“Kriset” miqësia mes Enedës dhe Fifit/ Këngëtaret bëjnë veprimin e papritur

Showbizz

“Kriset” miqësia mes Enedës dhe Fifit/ Këngëtaret bëjnë veprimin e papritur

Publikuar

-

Shpallja e Eneda Tarifës fituese e Këngës Magjike 2019 ka ndezur shumë debate mes këngëtarëve. Si fillim ishte këngëtari Ardit Çuni i cili ishte tepër i revoltuar pas mikja e tij prej kohësh Eneda Tarifa e kishte votuar me 0 pikë.

Më pas krisje miqësie duke se ka patur edhe mes dy garueseve kryesore Fifit dhe Enedës të cilat duket se pas Këngës Magjike nuk e ndjekin më njëra tjetrën në rrjetet sociale.

Në fakt kjo u vu re dhe në replikat e tyre të vazhdueshme që në momentin e shpalljes së fituesit. Fifi kërkoi të thoshtedy fjalë para se t’i dorëzohej kupa fituesit.

“Dua të flas edhe një fjalë para se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali ‘Kënga Magjike’ vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë këtë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim,”– tha Filloreta Raçi.

Ndërsa Eneda shtoi më tej se nuk ‘hanë bukë’ baladat se kngët ritmike duke future në lojë edhe Rovena Dilon që kishte aty pranë.

“Tani, të themi të drejtën, se kemi edhe Rovena Dilon këtu, o ha bukë Rovena Dilo me këngën që ka sjellë në ‘Këngën Magjike’, o nuk hamë unë dhe ti…këngë me të qara, me të vuajtura. Këngët balada prekin njerëzit dhe Fifi ka prekur, të gjithë ata që kanë pasur balada, edhe unë kam prekur, prandaj jam sot këtu,”– vijoi Tarifa. Këngëtarja tjetër vijoi të këmbëngulte në idenë që publiku është ai që edi se çfarë pëlqen teksa shtoi se vetë asaj në klube i kërkojnë baladat më shumë.

“Unë mendoj se muzika e mirë, qoftë baladë, qoftë rep, qoftë rrok, qoftë pop, qoftë…Mua personalisht baladat më janë kërkuar në klube. Nejse, fjalia e fundit që dua të them është sa më shumë dashuri, sa më shumë respekt dhe sa më shumë sinqeritet,”- përfundoi Fifi. Me anë të një kërkimi në profilet përkatëse të dy këngëtareve, vumë re që as Eneda dhe as Fifi nuk e ndjekin më njëra-tjetrën. Madje edhe në tavolinat përkatëse në të cilat këngëtaret kanë dalë për të festuar, nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Fifi ka vijuar me reolika edhe në postime në Instagram. “Unë vetëm kaq mund të them…Publiku im, faleminderit! Përulem para jush,”- shkruan Fifi në një postim në Instastory. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Aktorja e famshme publikon foton me të birin/ Tregon shqetësimin e vogël që kanë të gjitha nënat

Publikuar

-

Nga

Aktorja e njohur turke Hazal Kaya pak muaj më parë u bë nënë e një djali. 29 vjeçarja është shprehur se nuik do që të dalë në publik me të birin nga frika se mos e marrin mësysh. Çifti i vendosën vogëlushit të tyre emrin Fikret dhe deri tani ia kanë ruajtur në maksimum privatësinë. […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Një ëmbëlsirë e vërtetë/ Aktorja që fitoi zemrën e futbollistit të njohur

Publikuar

-

Nga

Elisa Visari është një aktore italiane e cila është bërë e njohur falë filmave “A cassa tutti bene”, “Non sonno assassino” dhe “Gli anni piu belli”. Ajo ka spikatur për bukurinë e saj si dhe së fundi është komentuar për një lidhje dashurie me futbollistin Nikolo Zaniolo. Sipas mediave italiane, Zaniolo ka nisur një lidhje […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ndihem e vetmuar”/ Bebe Rexha probleme me ankthin dhe depresionin

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha duket se nuk po përjeton momentet më të mira në jetën e saj. Së fundi këngëtarja është distancuar nga rrjetet sociale dhe postimet. Ajo ka treguar edhe më herët problemet që ka me depresionin dhe ndjehet e vetmuar dhe përjeton ankthin. “Në pamje të parë, jam e sigurt se […]

LEXO TE PLOTE