Connect with Us

Ish deputeti puth bashkëshorten në mes të skenës: Jemi dashuruar me shikim të parë, kam qenë 60 kg më pak atëherë

Showbizz

Ish deputeti puth bashkëshorten në mes të skenës: Jemi dashuruar me shikim të parë, kam qenë 60 kg më pak atëherë

Publikuar

-

Ish deputeti Eduart Ndocaj dhe bashkëshortja Valentina kanë zbuluar mbrëmjen e kaluar në “Dance with me” se janë dashuruar me shikim të parë.

Ajo tregoi se kur e kishte takuar bashkëshortin për herë të parë, i ishte dukur një djalë vërtetë i bukur.

Më pas Genti me humorin e tij ka treguar se ish deputeti ka qenë një alamet djali pasi ka patur 60 kg më pak. Ndërsa përtej shakave çifti ka ndarë dhe sekretin e një martese të lumtur dhe jetëgjatë.

Pjesë nga intervista

Alketa Vejsiu: Cili është sekreti i një martese të lumtur sipas përvojës tuaj? Keni shkëmbyer sa vite histori bashkë?

Eduart Ndocaj: 20 vjet martesë, 24 që njihemi.

Alketa Vejsiu: 24 vite dashuri, na thuaj formulën tënde të lumturisë?

Valentina Ndocaj: Dashuria vjen, nuk ka një formulë, por ne jemi dashuruar me shikim të parë. Të them të vërtetën, unë kisha një shoqe dhe më thoshte kam parë një çun shumë të bukur edhe t’ju prezantoj. E shikoja, edhe i thashë qenka vërtetë i bukur.

Gentian Zenelaj: Ka qenë më i dobët se ty në atë kohë, se e njoh unë. Ka qenë alamet djali.

Eduart Ndocaj: Kur jemi njohur, kam qenë 60 kilogramë më i ri.

Gentian Zenelaj: Po, 60 kilogramë më i ri…

Eduart Ndocaj: Kurse dashuria e vërtetë është 3 fëmijët që kemi.

Alketa Vejsiu: Por simboli i gjithë këtij vallëzimi dhe kësaj performance të bukur janë dy gjëra mendoj unë. E para formati i burrit shqiptar, jo konservator, mendjehapur që e respekton publikisht gruan, e mban përdore, e puth pa asnjë lloj kompleksi, me dëshirë, siç bën në jetën e përditshme. Pastaj një zonjë që i përkushtohet gjithë jetës një burri që dashuron, që sigurisht bën gjithë gjërat që bën çdo grua dhe vjen këtu si një princeshë sonte, me gjithë hijeshinë e saj dhe ka këtë moment sharmi kujtim.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Fotot- Balerina çmend ndjekësit/ Pozon me të brendshme dhe ndez rrjetin

Publikuar

-

Nga

Abbie Quinnen ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me fotot e fundit. Balerina është shfaqur më seksi se kurrë teksa pozon me të brendshme. E veshur me të brendshme seksi të bardha, balerina ka tunduar me pamjen e saj. Kujtojmë se Abbie prej vitesh është në një lidhje dashurie  me Aj Pritchard dhe po […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

E pakënaqur me pagesën/ Georgina Rodriguez heq dorë nga Sanremo?

Publikuar

-

Nga

Pas aktores Monica Bellucci një tjetër personazh i njohur duket se ka vendosur të heqë dorë nga prezantimi në Sanremo. Bëhet fjalë për Georgina Rodriguez e cila do të prezantonte krah Alketa Vejsiut natën e tretë të këtij festivali. Mediat italiane shkruajnë se Georgina nuk ka mbetur e kënaqur me pagesën që i është ofruar […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sfida më e re në rrjet/ Fotot që fiksuan personazhet e famshme

Publikuar

-

Nga

Një sfidë e re po qarkullon në rrjetet sociale dhe të parët që janë bërë pjesë e saj kanë qenë personazhet e famshme të huaj dhe shqiptarë. E para që e nisi këtë sfidë ishte Dolly Parton dhe u pasua nga Naomi Campbell, Ellen, Donatella Versace apo edhe moderatorja shqiptare Rudina Magjistari. Ajo postoi një […]

LEXO TE PLOTE