Showbizz
Luftoi prej vitesh me sëmundjen/ Ndërron jetë ylli i muzikës botërore

Këngëtarja Marie Fredriksson ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare. Ylli i muzikës, e cila ishte shumë e njohur për baladat e fuqishme si “It must have been love” dhe “Listen to your heart” si pjesë e një grupi suedez, është ndarë nga jeta mbrëmjen e të hënës pas një lufte të gjatë më sëmundjen.
Familja e Fredrikssons ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale ku shkruan:” Me një keqardhje shumë të madhe ju njoftojmë se një nga artistët më të dashura për ne ka vdekur.
Maria ka vdekur mëngjesin e 9 Dhejtorit për shkak të sëmundjes së saj.”
Sipas familjes, Fredriksson do të varroset nga familjarët. Këngëtarja e cila ka performuar në Arenën 02 në Londër në 2015 formoi dhe Roxette me Per Gessie në vitin 1986. Fredriksson ka vuajtur me shëndetin qëkur u diagnostikua me një tumor në tru në vitin 2002.
Ajo vazhdoi të prodhonte muzikë si artiste solo dhe nxorri dhe singlën e parë në suedisht me këngën “Där du andas”.Marie riformoi Roxette me Gessie dhe bën turin e madh në të gjithë botën në vitin 2010.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al