Showbizz
Zbulohet këngëtari i famshëm që do të bashkëpunojë me Genta Ismajlin/ Ja për kë artist bëhet fjalë

Këngëtarja e njohur Genta Ismalji ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përsa i përket jetës private po ashtu edhe jetës profesionale.
Prej kohësh po përflitet se do të bashkëpunojë me një këngëtarë shumë të njohur turk dhe më në fund Genta ka zbuluar se për kë artist bëhet fjalë.
Këngëtarja ka publikuar në Instastory lajmin e një televizioni turk dhe në të flitet për bashkëpunimin e artistes shqiptare. Nga lajmi bëhet me dije se Genta së shpejti do të hedhë në treg këngën me reperin Abdurrahim Akça, i njohur për publikun si Eypio.
“Reperi Eypio me projekt surprizë. Eypio po sjell duet me këngëtaren kosovare, Genta Ismajli”, thuhet ndër të tjera në lajm.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania