Showbizz
Gashi flet për herë të parë për sëmundjen e tij/ Reperi zbulon frikën më të madhe që e tmerron

Reperi me origjinë shqiptare Gashi është një nga personazhet i cili po ngjit shkallët e suksesit në skenat ndërkombëtare.
Reperi numëron disa këngë hit dhe së fundi do të vazhdojë me turin e koncerteve në të gjithë Europën. Ai është shprehur tejet i emocionuar për këtë fakt por krahas postimit të tij në rrjetet sociale, Gashi ka folur dhe për sëmundjen nga e cila ka vuajtur kohë më parë.
Reperi ka rrëfyer se dikur ka vuajtur nga sëmundja e ankthit dhe kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të.
“Kisha frikë kaq shumë …. E urreja mënyrën se si veproja kur kisha ankth … më duhet të merrja aq shumë ilaçe për t’u qetësuar …. një nga arsyet për të qenë nervoz ishte frika se njerëzit nuk do shfaqeshin në koncertet e mia … Gjithmonë kam dashur të jem i hapur sepse kam pasur frikë të kem koncertin tim…. Jam i bekuar të them se çdo koncert që kam bërë deri më tani e ka larguar këtë, por mendërisht jam në një vend tjetër unë nuk varem më nga asnjë ilaç tjetër dhe gjithashtu i kam thënë vetes 1 ose 1 milion herë është gjithmonë i njëjti koncert. Jam i bekuar të jem në turin tim dhe të jetë çdo gjë e shitur. Jam në një vend të ndryshëm çdo ditë, disa nga fansat nuk dinë anglisht por dinë çdo tekst të këngëve përmendësh. Është një eksperiencë e bukur”, ka shkruar ai në Instagram.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al