Connect with Us

“Tekst mizerabël, një atentat për kulturën shqiptare”/ Mustafa Nano ironizon Rovena Dilon pas “Këngës Magjike”

Showbizz

“Tekst mizerabël, një atentat për kulturën shqiptare”/ Mustafa Nano ironizon Rovena Dilon pas “Këngës Magjike”

Publikuar

-

Rovena dilo ishtë një nga këngëtaret pjesëmarrëse në festivalin Kënga Magjike ku  konkurroi me këngën Cinderella që ishte një bashkëpunim me Hit Man dhe Rolla.

Edhe pse kënga u prit mjaft mirë nga publiku ka nga ata që nuk e pëlqejnë dhe njëri prej tyre është dhe analisti Mustafa Nano.

Ai është shprehur se kënga kishte një tekst mizerabël. Nano ka theksuar se në këto momente a ii sheh këto lloj tekstesh si një atentat që i bëhet kulturës dhe gjuhës shqipe.

Më tej ai shprehet: “Para dy ditësh këngëtarja Rovena Dilo mori pjesë në “Kënga Magjike” duke kënduar një këngë bashkë me dy artistë të tjerë dhe ne mund ta shohim në ekran. Rovena Dilo dha një intervistë dhe ngriti zërin për të denoncuar një numër halabakësh, kështu foli ajo që kanë penetruar në botën e muzikës shqiptare dhe me halabakë pati parasysh, autorë, këngëtarë, të cilët sipas saj po e dëmtojnë, po e e korruptojnë shpirtin e muzikës shqiptare. Unë kam përshtypjen që ajo ka dashur të denoncojë një lloj muzike që po dëmton dhe prish traditën e muzikës shqiptare. Kam përshtypjen se ka dashur të flasë për ritmete muzikës tallava. Nësë nuk është kështu atëherë Rovena duhet ta sqarojë mirë se çfarë ka dashur të thotë kur ka denoncuar halabakët sepse mesazhi rezulton atëherë i paqartë. Por unë kështu e mora dhe unë jam dakord me atë nëse ajo ka synuar të bëjë këtë gjë, sepse është e vërtetë që me ritmet e tyre po krijojnë një lloj konflikti me traditën e muzikës shqiptare. Mirëpo, Rovena Dilo duhet të dijë që muzikën shqiptare janë duke e dëmtuar edhe disa këngë të tjera jo nëpërmjet vijës së tyre melodike por nepërmjet teksteve të këtyre këngëve dhe Rovena Dilo ndonëse shumë kush ka pritur të bëjë diferencën në kompeticionin e “Këngës Magjike” në këtë drejtim ajo nuk e ka bërë këtë diferencë. Ajo ka kënduar një këngë me tekst mizerabël. Për ta ilustruar unë po lexoj një pjesë të tekstit….Po dukesh si hard killa,  kur po vjen veshur me k’to stilla, jena shumë nalt për këto dilla. Baby t’boj m’u ndi Cinderella, Kur bohet fjalë për money…

Kjo është një pjesë e këngës së kënduar nga Rovena Dilo dhe nga dy artistë të tjerë. Ju e dini nuk është hera e parë që unë ndalem te një argument i tillë. E kam bërë edhe herë të tjera, ka momente që mendoj se tekste të tilla duhet të fshihen, apo duhet të konsiderohen si kundravajtje penale. Ka momente…nuk është se e mendoj gjithë kohën. Në këto momente unë is hoh këto tekste si një atentat që i bëhet kulturës shqipatre, por edhe në përgjitësi. I shoh si një fyerje që i bëhet inteligjencës shqiptare, i shoh si një atentat që i bëhet gjuhës shqipe.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Aktorja e famshme publikon foton me të birin/ Tregon shqetësimin e vogël që kanë të gjitha nënat

Publikuar

-

Nga

Aktorja e njohur turke Hazal Kaya pak muaj më parë u bë nënë e një djali. 29 vjeçarja është shprehur se nuik do që të dalë në publik me të birin nga frika se mos e marrin mësysh. Çifti i vendosën vogëlushit të tyre emrin Fikret dhe deri tani ia kanë ruajtur në maksimum privatësinë. […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Një ëmbëlsirë e vërtetë/ Aktorja që fitoi zemrën e futbollistit të njohur

Publikuar

-

Nga

Elisa Visari është një aktore italiane e cila është bërë e njohur falë filmave “A cassa tutti bene”, “Non sonno assassino” dhe “Gli anni piu belli”. Ajo ka spikatur për bukurinë e saj si dhe së fundi është komentuar për një lidhje dashurie me futbollistin Nikolo Zaniolo. Sipas mediave italiane, Zaniolo ka nisur një lidhje […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ndihem e vetmuar”/ Bebe Rexha probleme me ankthin dhe depresionin

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha duket se nuk po përjeton momentet më të mira në jetën e saj. Së fundi këngëtarja është distancuar nga rrjetet sociale dhe postimet. Ajo ka treguar edhe më herët problemet që ka me depresionin dhe ndjehet e vetmuar dhe përjeton ankthin. “Në pamje të parë, jam e sigurt se […]

LEXO TE PLOTE