Connect with Us

“Më gjakosi dhe rash përtokë”/ Gjyshi i Eneda Tarifës tregon se si iu ka shpëtuar plumbave gjatë luftës

Showbizz

“Më gjakosi dhe rash përtokë”/ Gjyshi i Eneda Tarifës tregon se si iu ka shpëtuar plumbave gjatë luftës

Publikuar

-

Sivjet janë shënuar plot 75 vite që nga momenti i Çilirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashist. E për këtë Soiree në Top Channel me Jonida Shehun kishte mbledhur veteranët e luftës, të cilët sot janë mbi 90 vjeç, për të treguar disa detaje nga lufta dhe si kanë mundur që t’ju shpëtojnë plumbave të luftës.

Një ndër ta ishte edhe Sevo Tarifa, gjyshi i Eneda Tarifës, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij ia ka dedikuar çlirimit të vendit. Ai ka treguar një rast kur një plumb ka zënë në një gur dhe pikërisht ajo copë e gurit ka bërë që ta gjakoste në fytyrë edhe të binte përtokë.

“Lufta qe 10 orë. Në pozicion qëndrova për rreth 3 orë në një mur që kishte edhe hardhi atje me rrush të papjekur. Unë kisha etje për ujë, por nuk preka një kokërr pasi partizanët nuk ngacmonin nga pasuria e popullit.

Ashtu i etur siç isha, duke luftuar me gurë përpara, plumbi zuri në gur dhe më gjakosi mua copa e gurit në fytyrë. Unë bërtita dhe rash përtokë. Dëgjon një partizan Xhevo Ahmetaj, i cili ishte nga fshati im dhe vjen atje më fshin gjakun me hardhinë.  Aty e pash që nuk jam vrarë dhe nuk isha plagosur”, ka treguar Sevo Tarifa.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Përtej fotove seksi dhe formave bombastike/ Demi Rose flet për herë të parë për humbjen e prindërve

Publikuar

-

Nga

Supermodelja Demi Rose humbi babain e saj në fund të 2018 dhe nënën në qershorin e vitit 2019. Në një intervistë për Daily Mail ajo ka treguar se humbja e prindërve të saj brenda 7 muajsh ka qenë shumë e dhimbshme dhe tragjike pë të. Ajo u kujdes për mamanë e saj e cila prej […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Modelja publikon fotot duke ushqyer fëmijën me gji/ Përballet me kritikat e fansave

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Ashley Graham, disa javë më parë u bë nënë e një djali të cilin e ka quajtur Isaac. Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga lindja, Ashley nuk e ka patur aspak kompleks të ndajë me ndjekësit e saj  foto teksa ushqen me gji të birin apo edhe shenjat e lindjes […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Kapen mat/ Kylie Jenner rikthehet me Travis Scott?

Publikuar

-

Nga

Para pak muajsh, miliarderja Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott i dhanë fund marrëdhënies së tyre duke u treguar të sinqertë me fansat e tyre. Ndonëse të ndarë, Kylie dhe Travis ruanin marrëdhënia të mira për shkak të vajzës së tyre Stormit. Ditën e djeshme dy ish të dashuruarit  kanë kaluar kohë bashkë vogëlushen e […]

LEXO TE PLOTE