Showbizz
Moderatorja zbulon planet për të ardhmen/ Së shpejti pjesë e një projekti ndërkombëtar

Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të dashura të ekranit. Moderatorja ka treguar gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit ka zbuluar planet e saj për të ardhmen.
Në Instastory dikush i kërkon Nevinës të vendosë mes aktrimit, prezantimit dhe informatikës, ndërsa moderatorja s’ka ngurruar të zgjedhë të preferuarin.
Nevina tregon se në këtë moment të jetës do të veçonte kinemanë, duke qenë se i është përkushtuar dhe do të vazhdojë t’i përkushtohet.
“Do veçoja për momentin kinemanë, duke qenë se jam përfshirë edhe në produksion tashmë. Filmi më i fundit ku unë jam Executive Producer del në kinema me 19 dhjetor.
Ndërkohë si aktore, vitin e ardhshëm do t’i bashkohem një projekti të rëndësishëm ndërkombëtar.”- ka treguar Nevina, pa zbuluar ende se për çfarë bëhet fjalë. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./CNA.al