Connect with Us

Aktorët e famshëm të serialit turk Bija ime/ Zbuloni çfarë nuk dinit rreth tyre

Life Style

Aktorët e famshëm të serialit turk Bija ime/ Zbuloni çfarë nuk dinit rreth tyre

Publikuar

-

“Bija ime” është një nga serialet turke më të ndjekura në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera. historia e këtij seriali është shumë prekëse dhe e veçantë pasi bëhet fjalë për një vajzë të vogël e cila quhet Ojky që vuan nga një sëmundje e rëndë si dhe mamaja e ka brkatisur duke e lënë të jetojë me tezen e saj deri në momentin që gjeti të atin.

Rolin e Ojky në këtë serial e luan Beren Gokyildiz e cila është bërë e njohur në serialin “Nënë”.

Personazhet kryesor të këtij seriali turk janë vogëlushja Ojky, babai i saj Demiri dhe Xhandan. Nuk mungojnë as personazhet negativ si Xhemali i cili kërkon të hakmerret ndaj Demirit. Mirëpo ndonëse në serial nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, në jetën reale të gjithë aktorët kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Beren Gokyildiz e cila luan rolin e Ojkyt është 10 veç dhe ka lindur në Stamboll. Ajo e ka nisur aktrimin që në moshën 4-vjeçare. Beren u bë e njohur në Shqipëri nga seriali “Nënë”. Bugra Gulsoy i cili luan rolin e Demirit është 37 vjeç dhe ka lindur në Ankara. Ai ka nisur të luajë në filma që në vitin 2004. Bugra u bë i njohur në Shqipëri nga seriali “Kuzey Guney”. Në jetën reale ai është i martuar dhe në prill të këtij viti u bë baba i një vogëlushi.

Leyla Lydia Tugutlu e cila luan rolin e Xhandanit është 30 vjeç dhe ka lindur në Gjermani. Ajo ka fituar “Miss Turqia 2008” dhe më pas nisi karrierën si aktore. Sa i përket jetës personale aktorja preferon të mos japë informacione.

Sinem Unsal e cila luan rolin e mësuese Sevgit është 26 vjeç. Ajo e ka nisur vitet e fundit aktrimin dhe u bë e famshme nga seriali “Dashuri bardh e zi”.

Serhat Teoman i cili luan rolin e Xhemalit është 36 vjeç. Ai është një nga aktorët më të famshëm turk dhe e ka nisur aktrimin në vitin 2003. Ai ka luajtur në serialin “Kuzey Guney” dhe në serialin “Nënë”.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: