Showbizz
Dua Lipa vijon të mbledhë ndihma për të prekurit nga tërmeti/ U rikujton ndjekësve se paratë do të shkojnë për familjet në nevojë

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa vijon të punojë për të ndihmuar dhe kontribuuar për familjet e prekura nga tërmeti.
Në bashkëpunim me dy vëllezërit shqiptar “Bond”, kanë realizuar bluze dhe nga shitja e tyre, të ardhurat do të jepen për të prekurit nga tërmeti.
Dua iu ka rikujtuar fansave të saj edhe njëherë që çdo bluze e blerë është një ndihmë për njerëzit në nevojë.
Njoftimin e ka bërë të ditur me anë të një statusi në Instagram ku shihet që në bluzet shkruhet: “Pray for Albania” (Lutuni për Shqipërinë).
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania