Showbizz
Ekskluzive- Aurela Gaçe surprizon bashkëshortin e saj për ditëlindje/ Qindra njerëz këndojnë një zëri këngën kushtuar gjysmës së saj

Aurela Gaçe është një nga divat e muzikës shqiptare dhe adhurohet nga mijëra fansa. Një vullkan i vërtetë në skenë Aurela, ka dhuruar një shoë të mrekullueshëm në “Venue club”.
Siç e dimë të gjithë Aurela prej vitesh është e martuar me Skerdin me të cilin ka dy vajza, Grace dhe Abigail. Ditën e djeshme Skerdi ka festuar ditëlindjen e tij dhe Aurela e ka surprizuar duke e ftuar në mes të koncertit të ngjitet në skenë.
Me fjalët më të bukura dhe të gjithë të parnishmit që këndonin këngën “Shpirti i shpirtit tim”, Aurela e ka uruar gjysmën e saj me këto fjalë:
“Shpirt të dua këtu në skenë. E di që ti je njeri që nuk i pëlqen skenat. Eja këtu në skenë. nuk bëra status sot se e dija që do ta marrin të gjithë portalet, edhe u bëra gati ta uroja në Instagram pastaj thashë po ky urim është për dashurinë time pse duhet ta nxjerr në Instagram. Por këtu në syrin tuaj ( e përqafon dhe e puth) dhe i këndon disa vargje nga kënga e saj “Shpirti i shpirtit tim”, është shprehur Aurela.
Për më tepër mund të shijoni pamjet e siguruara nga CNA.al