Showbizz
Fejohet vëllai i Bleona Qeretit/ Këngëtarja iu jep mesazhin të gjitha vajzave

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një lajm shumë të bukur familjar.
Vëllai i saj Bledar Qereti është fejuar dhe për këtë arsye Bleona është shprehur tejet e emocionuar.
Teksa i uron mirëseardhjen në familje kunatës së saj, Bleona ka dhe një mesazh për të gjitha vajzat të cilin e jep me shumë humor.
“Urime gjysmës time për fejesën e tij! E bukura @alibosina mirëseerdhe në familje! Të duam! Faleminderit që i bëre prindërit e mi të lumtur! Tani na duhet një fëmijë, që ta heqin mendjen nga unë! Të gjithë duhet ta dinë se tani Bledar Qereti është zyrtarisht jashtë tregut! Mirupafshim Bledar!”- ka shkruar Bleona krahas postimit te saj.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme/ CNA.al
View this post on Instagram
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania