Showbizz
Nga emri i fëmijës tek planet për të ardhmen/ Miriam Cani tregon emocionet për shtatzëninë e saj të dytë

Miriam Cani është një nga kënëgtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja është në pritje të ëmbël për herë të dytë dhe ka treguar më shumë detaje rreth shtatzënisë si dhe planeve për vitin e ardhshëm në muzikë. Miriam ka rrëfyer dhe emocionet që po përjetjtojnë së bashku me Amelinë dhe Albanin teksa presin të vijë në jetë fëmija e dytë që do të jetë një djalë. Gjatë një interviste për Revista Who ajo është shprehur:
“Emocionet janë po aq të mëdha si herën e parë. Këtë herë presim një djalë ndaj dhe janë emocione të reja dhe të paprovuara më parë. Ndihemi të bekuar.
Të dy jemi lumturuar pa masë. Çfarë do që të ishte për ne është bekim dhe dhuratë e Zotit, por fakti që do kemi tani një vajzë dhe një djalë në shtëpi është një lumturi shumë e madhe dhe vërtet gjithçka që mund të ëndërronim. Për Albanin do bëhet pa diskutim një shok shumë i mirë ashtu siç është bërë shoqe Ameli tashmë për mua”- tregon Miriam.
Gjithashtu ka treguar dhe detaje mbi merin që kanë menduar t’i vendosin djalit por ende nuk janë të vendosur plotësisht.
“E kemi menduar! Nuk kemi patur shumë alternativa sepse ky emër erdhi në mënyrë shumë instinktive dhe ka një kuptim për ne dhe po ashtu edhe për bebin (buzëqesh). Kemi dhe disa opsione të tjerë, por ende i japim dhe pak kohë vetes për të vendosur plotësisht.”
Për më tepër, këngëtarja rrëfen se gjatë shtatzënisë ka qenë e fryzmëzuar dhe ka punuar për projekte të reja, ndaj vitit 2020 do të vija me surpriza nga ana e saj. “Do shihemi në vitin 2020 pa diskutim me plot surpriza të bukura.”- shprehet Miriami, duke na lënë kuriozë për projektet e saj të reja.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al