Showbizz
Asgjë nuk mund të ndalojë të bësh atë që do në jetë/ Njihuni me mjeken me trupin e mbushur plot tatuzahe

Sarah Grey është një mjeke dhe një kirurge e ardhshme ortopedike. Ajo u diplomua në Universitetin e Adelaide, Australi, dhe konsiderohet një nga gratë më tatuazhe që praktikojnë mjekësi.
Ajo është bërë e njohur në të gjithë botën jo vetëm për numrin e tatuazheve në lëkurën e saj, por sepse ka thyer disa paragjykime të përjetësuara nga shoqëria. Pra, ndërsa arrin ëndrrën e saj për t’u bërë mjek, ajo gjithashtu i mëson shoqërisë që të kesh tatuazhe nuk dëmton aspak potencialin ose profesionalizmin e dikujt.
Bright Side organizoi një intervistë ekskluzive me Sarën për t’ju treguar më shumë rreth asaj që mendon në lidhje me tabutë, tatuazhet dhe përfshirjen në punë.
Ajo ka treguar se deri më tani nuk ka patur asnjë problem me kolegët e saj të cilët e kishin pritur me krah hapur.
Gjithashtu është shprehur se tatuazhet nuk kanë ndikuar aspak në profesionin e saj pasi të tjerët e kanë pranuar ashtu siç është.
Por sigurisht ka patur dhe nga ato raste që është ndjerë e paragjykuar dhe njërën nga historitë ajo e ka rrëfyer.
Teksa ishte me bashkëshortin e saj në një kafe, pronarët e lokalit iu kanë kërkuar të largoheshin nga kafeja.
Përveçse mjeke Sarah arriti të hapte dhe një studio arti ku u bën tatuzahe njerëzve të tjerë. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al