Showbizz
Pak kohë më parë babai i saj ndërroi jetë/ Big Mama humb njeriun e shtrenjtë

Para disa kohësh, këngëtarja shumë e dashur për publikun Big Mama humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, babain. Ende pa e kaluar këtë periudhë të vështirë të jetës së saj Big Mama ka humbur një tjetër familjarë, xhaxhain e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instastory dhe dhimbja në familjen e saj është shumë e madhe.
“U prefsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe ju bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Gjithmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”, ka shkruar këngëtarja mbi foton ku shfaqet me xhaxhain e saj. Pak muaj më parë këngëtarja e njohur Big Mama kaloi një periudhë të vështirë familjare.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al