Connect with Us

“Jam krenar që nuk u dorëzove kurrë”/ Menaxheri i Elvana Gjatës bën dedikimin special pas performancës së saj në Festivalin e Këngës

Showbizz

“Jam krenar që nuk u dorëzove kurrë”/ Menaxheri i Elvana Gjatës bën dedikimin special pas performancës së saj në Festivalin e Këngës

Publikuar

-

Këngëtarja Elvana Gjata performoi mbrëmjen e kaluar në “Festivalin e Këngës” dhe pati një reagim shumë pozitiv për të nga publiku.

Elvana është parë si një nga pretendentet kryesore për të fituar këtë festival dhe për të na përfaqësuar në Eurovizion, por gjithsesi kjo mbetet për tu parë në natën finale.

Menaxheri i saj Andi Grami, i cili e ka shoqëruar përgjatë gjithë karrierës së saj muzikore, i ka dedikuar një status shumë të gjatë në rrjetet sociale ku shpreh të gjithë krenarinë dhe tregon shumë detaje rreth personalitetit të këngëtares.

Më tej ai shkruan:

“Jam nisur disa herë të shkruaj, por kam menduar të pres një moment tjetër, por në fakt mendoj që nuk ka një moment specifik që unë duhet të pres, ndaj dua t’i them dy fjalë, jam krenar për ty Elvana Gjata. Këtë nuk e them thjesht për performancën tënde mbrëmë në ‘Fest58’, por jam krenar për atë që ti je sot, për ambicien tënde, për forcën tënde, për faktin që nuk u dorëzove kurrë, nuk lodhesh kurrë, nuk kënaqesh kurrë, për faktin që nuk fole kurrë thjesht për të folur.

Jam krenar për lotët e tua, edhe të miat ndonjëherë, kur publiku nuk pranonte të ikje nga skenat e festivaleve duke ulëritur ‘Edhe një, edhe një’. Jam krenar që ja ke dale të bësh dy hapa para, për çdo hap që na ke çuar pas. Jam krenar për faktin që edhe kur bashkë me mua ke lexuar ‘lajme’ portalesh, komente nga profile fallco, pa foto, pa asnjë ndjekës, të krijuar enkas për të hedhur helm e baltë mbi ty, pa baza, pa fakte, pa asgjë të vërtetë, gjithmonë thua më vjen keq për ata që kanë kaq shumë dëshpërim dhe urejtje brenda vetes. Kam pothuajse dy dekada me muzikën shqiptare, që prej kohës kur me @ermalmamaqiofficial, ‘The Dreams’ bëja këngën ‘Nuk dua ta di’ apo kur në ‘Fest40’ kam dërguar këngën ‘Ekzistoj’ nga Julka, e cila nuk u fut as në finale, por ndërkohë ishte kënga hit në të gjithë Shqipërinë.

Detaj i vogël, thjeshtë për të rifreskuar pak memorien time personale dhe tonën kolektive. Kam qenë në gjithë këto vite pranë shumë artistëve, më ka lidhur puna, më ka lidhur shoqëria, kam përjetuar shumë momente lumturie, suksesi apo vështirësi që ata kanë kaluar. E kam parë këtë treg muzikor të sotëm, ku akoma nuk ekzistonte. Kam parë ‘lojëra’, kam parë hile, kam parë presione, kam parë dashuri, urrejtje, strategji, ego. Në fakt nuk di çfarë më ka mbetur pa e parë e në një bisedë me miq po mendoja mbase një ditë do të më duhet të shkruaj një libër.

Kam parë kaq shumë, e të gjitha këto kanë qenë në ndryshim nga viti në vit, por vetëm diçka nuk ka ndryshuar kurrë e këtë dua t’ia them çdo artisti të vjetër, të ri apo që do të marrë rrugën e muzikës në të ardhmen. Kur publiku e do këngën, askush nuk mund ta ndalë. Atë që të ka falur zoti, askush nuk mund të ta marrë, nuk ka ekuacion tjetër”, shkruan Andi Grami në rrjetet sociale.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: