Showbizz
“Vajza lindi 26 javëshe”/ Anjeza Shahini tregon për herë të parë problemet e shtatzënisë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Anjeza Shahini prej vitesh jeton me familjen e saj në Londër.
Ajo është nënë e një vajze të cilën e quajnë Victoria. në një lidhje të drejpërdrejtë në studion e Rudina Magjistarit, Anjeza ka treguar më shuëm detaje rreth shtatzënisë si dhe prindërimit.
Ajo tregoi për publikun shqiptar se vajza e saj kishte lindur para kohe, në javën e 26 të shtatzënisë, që përkatësisht i bie në muajin e shtatë ndaj dhe i është dashur t’i përkushtohet jashtëzakonisht shumë kujdesit për vajzën.
Ajo gjithashtu rrëfeu se vajza ka marrë tipare nga të dy prindërit dhe se të gjithë janë shumë të lumtur për ardhjen e saj në jetë.
Për më tepër ajo tregoi dhe për vizitat e saj në pallatin mbretëror, por sqaroi se ende nuk ka patur mundësinë të takojë asnjë nga anëtarët e familjes së famshme mbretërore.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al